Raheem Sterling është përfshirë në një incident të rëndë në Angli, i cili i ka kushtuar shtrenjtë ish-sulmuesit të Liverpoolit. Futbollisti 31-vjeçar është dënuar me 12 muaj burg me kusht, pasi ka pranuar akuzat për drejtim të rrezikshëm të automjetit.
Ngjarja ka ndodhur më 28 maj, kur Sterling po drejtonte një Lamborghini Urus në autostradat britanike. Sipas dëshmive të paraqitura në gjykatë, ai ishte parë duke thithur gaz përmes një balone, ndërsa makina e tij lëvizte në mënyrë të rrezikshme nga njëra korsi në tjetrën.
Situata përfundoi me një aksident, pasi automjeti doli nga rruga dhe u përplas me një portë metalike, duke pësuar dëme të konsiderueshme në të katër rrotat. Theksojmë se Sterling i është ndaluar drejtimi i automjetit për dy vjet dhe është urdhëruar të kryejë 100 orë punë në shërbim të komunitetit.
