Marcos Alonso tregon forcën e Xavit dhe dobësinë që e penalizoi te Barcelona

Marcos Alonso ka folur për periudhën e kaluar nën drejtimin e Xavi Hernandezit te Barcelona, duke evidentuar si anën më të fortë të trajnerit spanjoll, ashtu edhe mangësinë kryesore që e shoqëroi gjatë qëndrimit në stolin katalanas.

Ish-mbrojtësi i Barcelonës, i cili tani aktivizohet te Celta Vigo, e ndau këtë përvojë gjatë një interviste në emisionin El camino de Mario, të moderuar nga ish-futbollisti Mario Suarez në YouTube.

Të lidhura

None found

Alonso qëndroi për dy sezone në radhët e Barcelonës, pasi u transferua nga Chelsea në verën e vitit 2022. Kalimi i tij në klubin katalanas u realizua me kërkesë të drejtpërdrejtë të Xavit, i cili synonte të forconte krahun e majtë të mbrojtjes.

Megjithëse kishte firmosur një marrëveshje trevjeçare, mbrojtësi spanjoll u largua pas dy vitesh dhe vijoi karrierën te Celta Vigo.

Kur u pyet për cilësitë e Xavit, Alonso veçoi njohjen e thellë që ai kishte për Barcelonën dhe aftësinë për t’ua transmetuar frymën e klubit futbollistëve që sapo ishin bashkuar me të.

“Besoj se njohuritë e tij për klubin dhe vitet e shumta që kishte kaluar si lojtar aty na ndihmuan neve, të rinjve që nuk e njihnim më parë Barcelonën, të kuptonim shpirtin e saj”, deklaroi Alonso.

Ndërsa për pikën më të dobët të Xavit si trajner i Barcelonës, ish-lojtari përmendi drejtpërdrejt mungesën e eksperiencës në këtë rol.

“Ai kishte shumë pak përvojë në drejtim. Kishte punuar në Katar dhe marrja e përgjegjësisë për një klub si Barcelona në atë moment do të ishte e vështirë për çdo trajner”, u shpreh mbrojtësi i Celta Vigos.

Sipas Alonsos, për Xavin ishte veçanërisht e vështirë të kalonte nga roli i futbollistit në atë të trajnerit dhe të përballonte përgjegjësitë e një skuadre me kërkesa kaq të mëdha, sidomos pasi e mori drejtimin e saj në rrethana të ndërlikuara.


Shtuar më 25.11.2026 15:44

Quantcast
grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişjojobet girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişsahabetonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftbetkomextrabetkavbet girişgrandpashabet girişTürk İfşajojobet girişjojobetjojobetbahis sitelericasino sitelerigüvenilir bahis sitelerijojobetSahabetjojobet girişqueenbetForum zamparalargüvenilir bahis siteleribahis siteleriCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobet girişjojobetjojobetsahabetsahabetSon Dakikajojobetblack jack insurancejojobetjojobet güncel