Krimi i organizuar që shtrihet përtej kufijve dhe nevoja për një koordinim më të ngushtë mes prokurorive të Shqipërisë dhe Kosovës ishin temat e takimit të zhvilluar sot mes kreut të SPAK, Klodian Braho, dhe kryeprokurorit në detyrë të Prokurorisë Speciale të Kosovës, Dren Paca.
Gjatë takimit në SPAK, dy drejtuesit diskutuan për forcimin e bashkëpunimit, shkëmbimin e informacioneve dhe koordinimin e veprimeve mes dy prokurorive, si dhe për një komunikim më të shpeshtë mes strukturave përkatëse.
Në njoftimin pas takimit, SPAK nënvizon rëndësinë e bashkëpunimit mes institucioneve të drejtësisë, përballë aktivitetit të krimit të organizuar që shtrihet përtej kufijve shtetërorë.









Komente
Komento