Mbappe tejkalon “Fenomenin” Ronaldo në listën e golashënuesve më të mirë në histori të Real Madridit

Kylian Mbappe arriti kuotën e 105 golave për Real Madridin me dy gola kundër PSV Eindhoven dhe tejkaloi legjendarin Ronaldo Nazario, të cilit i duheshin 177 ndeshje për të arritur 104 gola.
Sulmuesi francez ishte një nga heronjtë e rikthimit në Santiago Bernabeu të martën mbrëma, teksa Reali u kthye nga disavantazhi 0-1 për të mposhtur PSV-në 5-1 në raundin e pestë të Ligës së Kampionëve. Përveç Mbappes, Jude Bellingham, Federico Valverde dhe Vinicius Junior shënuan për Realin.
Mbappe arriti 105 gola në 121 ndeshje, ndërsa Ronaldos i duheshin 177 ndeshje për të shënuar 104 gola për Real Madridin nga viti 2002 deri në vitin 2007.
🔥 MBAPPÉ SUPERA NAZARIO COMO GOLEADOR EN EL REAL MADRID👀 El francés se cuela en el Top-20, pasando al brasileño https://t.co/6iOweygAlV
— Diario AS (@diarioas) November 24, 2026
Ai tani është i barabartë me Luis Molownyn, ndërsa i është afruar edhe Gareth Bale, i cili ka shënuar 106 gola për Realin. Golashënuesi më i mirë në historinë e klubit është Cristiano Ronaldo me 450 gola, i ndjekur nga Karim Benzema me 354.
Me këto dy gola, ai ka gjithsej 76 gola në Ligën e Kampionëve, dhe vetëm Cristiano Ronaldo (140), Lionel Messi (129), Robert Leëandoëski (109) dhe Karim Benzema (90) janë përpara tij.
Me këtë fitore, Real Madridi mori përkohësisht kreun e tabelës së Ligës së Kampionëve, me pesë fitore në pesë ndeshje. /Telegrafi/







































