Wednesday / November 25 / 2026
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Artikull i Sponsorizuar

Projekte të reja për zhvillimin e aftësive, të financuara nga Regional Challenge Fund në Shqipëri

Share Share Icon

Dhjetë ofrues të arsimit dhe formimit profesional përfitojnë grante për trajnime bashkëpunuese, të hartuara në partneritet me kompani shqiptare

 

25 Nëntor 2026, Tiranë

Dhjetë projekte të reja për zhvillimin e aftësive nga Shqipëria morën letrat e angazhimit për investim, në një ceremoni të organizuar nga Regional Challenge Fund në Tiranë. Fondi, i mbështetur nga Gjermania dhe Zvicra, shpalli së fundmi aplikimet fituese të raundit të katërt të programit të tij, i cili ofron grante për kurse të arsimit dhe formimit profesional (AFP), të hartuara së bashku nga kompanitë dhe ofruesit e AFP-së në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

10 projektet më të suksesshme nga Shqipëria propozohen për financim në Thirrjen e Katërt të Regional Challenge Fund (RCF), me rreth 4,3 milionë euro për investime në pajisje, infrastrukturë dhe trajnim në institucionet e formimit profesional që zbatojnë trajnimin bashkëpunues. Lista e plotë e fituesve gjendet këtu.

RCF forcon konkurrueshmërinë e qëndrueshme të bizneseve në Ballkanin Perëndimor 6 në rrugën drejt tregut të përbashkët të BE-së, duke financuar ofruesit e AFP-së dhe duke adresuar nevojat për aftësi në bashkëpunim me kompanitë. Raundi i katërt i aplikimeve tërhoqi 187 shprehje interesi nga rajoni, nga të cilat 86 konsorciume u përzgjodhën dhe u ftuan të paraqesin aplikim të plotë. Prej tyre, 18 konsorciume institucionesh të formimit profesional dhe ndërmarrjesh ishin nga Shqipëria.

Z.Renato Vasili, Koordinator Rajonal i RCF, përshëndeti pjesëmarrësit në Ceremoninë e Katërt Kombëtare të Ndarjes së Granteve në Shqipëri. Thirrja e katërt zgjoi interes të madh në gjithë Ballkanin Perëndimor, me 38 konsorciume të përzgjedhura në rajon. Dhjetë prej tyre janë në Shqipëri, me grante prej rreth 4,3 milionë eurosh, për të trajnuar mbi 1 700 të rinj në sigurinë kibernetike, mobilitetin elektrik, energjinë diellore, turizmin e qëndrueshëm, modën dhe kuzhinën e gjelbër. “Pas katër thirrjesh, RCF në Shqipëri numëron 31 projekte fituese, me rreth 14,6 milionë euro investim.

Pas këtyre shifrave qëndrojnë 170 kompani partnere dhe 61 programe të trajnimit bashkëpunues për mbi 5 100 të rinj. Institucionet dhe partnerët e tyre kanë shtuar 4,8 milionë euro nga burimet e veta. Kjo është besim,” tha z. Vasili. Ai theksoi gjithashtu se ndikimi shtrihet përtej Tiranës: projektet zbatohen në nëntë qytete, në tetë nga dymbëdhjetë qarqet e vendit, dhe 46 për qind e granteve, rreth 6,7 milionë euro, shkojnë për 13 projekte jashtë Tiranës.

Z. Vasili falënderoi Qeverinë Gjermane, përmes BMZ-së dhe KfW-së, dhe Zvicrën, përmes SDC-së, për mbështetjen, si dhe Ministrinë e Ekonomisë dhe Inovacionit dhe Western Balkans 6 Chamber Investment Forum (WB6 CIF) për partneritetin. Duke iu drejtuar konsorciumeve fituese, ai tha: “Ne premtojmë se do të jemi pranë jush në çdo hap të zbatimit. Prej jush kërkojmë një gjë: t’i shndërroni këto investime në vende pune dhe karriera premtuese për të rinjtë.”

Shkëlqesia e Tij z. Karlfried Bergner, Ambasador i Republikës Federale të Gjermanisë në Shqipëri, uroi konsorciumet fituese dhe theksoi se “për Shqipërinë, investimi në arsimin dhe formimin profesional nuk është thjesht një mundësi, por një domosdoshmëri strategjike për rritje të qëndrueshme dhe mirëqenie. Oferta e formimit profesional duhet të përputhet shumë më tepër me nevojat e kompanive.

Bashkëpunimi i ngushtë ndërmjet institucioneve të formimit dhe kompanive është e vetmja rrugë për të ngushtuar gradualisht hendekun që ekziston ende ndërmjet përmbajtjes së trajnimit dhe nevojave reale të ekonomisë, drejt një sistemi arsimor ku teoria është themeli, por praktika është thelbi.” Konsorciumet fituese përfaqësojnë tetë shkolla profesionale, një universitet dhe një qendër trajnimi, në partneritet me 42 kompani, ndërsa rreth 1 740 nxënës do të përfitojnë nga investimet e RCF-së. Ambasadori theksoi gjithashtu se, gjatë negociatave ndërqeveritare me Shqipërinë këtë vit, Qeveria Gjermane ka alokuar 12 milionë euro shtesë për dritaren e dedikuar të RCF-së për Shqipërinë.

Znj. Veronica Garcia del Arco, Drejtore për Evropën dhe Kaukazin, KfW Development Bank, u ndal te rëndësia rajonale e Fondit: “Një nga kontributet më të rëndësishme të RCF-së është aftësia e tij për të bashkuar dy anët e tregut të punës, që shpesh kanë funksionuar relativisht të pavarura: kompanitë, të cilat e dinë se për çfarë aftësish kanë nevojë, dhe ofruesit e arsimit dhe formimit profesional, të cilët janë përgjegjës për zhvillimin e këtyre aftësive. Rëndësia e Regional Challenge Fund shkon shumë përtej numrit të projekteve të financuara apo shumës së fondeve të angazhuara. Arritja e tij e vërtetë qëndron te marrëdhëniet institucionale që ka ndihmuar të krijohen në rajon, te partneritetet që ka forcuar dhe te ndryshimet afatgjata që po sjell në arsimin profesional në Ballkanin Perëndimor.”

Qeveria Zvicerane bashkëfinancon RCF-në me rreth 10 milionë euro për projekte të trajnimit bashkëpunues në rajon, kontributi jepet përmes Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).

Z.Philipp Arnold, Zëvendësshef i Misionit, Ambasada e Zvicrës, theksoi se “nuk po festojmë vetëm grante. Po festojmë bashkëpunimin, idenë se zhvillimi i aftësive është më i fortë kur arsimi dhe biznesi punojnë krah për krah. Zvicra njihet gjerësisht për sistemin e saj të arsimit dhe formimit profesional, dhe një nga arsyet kryesore të suksesit të tij është roli qendror i sektorit privat. Regional Challenge Fund zbaton të njëjtin parim. Përfshirja e 170 kompanive tregon se sektori privat e kupton që investimi në aftësi nuk është kosto. Është investim në konkurrueshmëri, inovacion dhe rritje në të ardhmen.”

Ceremonia mblodhi përfaqësues të Ambasadës Gjermane, Ambasadës Zvicerane, KfW Development Bank, SDC, OeAD, Regional Challenge Fund, ekspertë teknikë dhe konsorciumet fituese nga Shqipëria, për të shënuar këtë sukses.

Për çdo pyetje të mëtejshme, mund të kontaktoni përfaqësuesin e RCF-së, Renato Vasili, në [email protected].

—————

Regional Challenge Fund (RCF) është një instrument financimi që synon të rrisë konkurrueshmërinë e ndërmarrjeve në Ballkanin Perëndimor 6, duke financuar investime në pajisje dhe infrastrukturë për projekte të formimit dual dhe profesional, të hartuara në partneritet nga ofruesit e formimit profesional dhe ndërmarrjet. Grantet ndahen përmes një konkursi rajonal.

Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim angazhoi 95 milionë euro për RCF-në, ndërsa Qeveria Zvicerane, e përfaqësuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), bashkëfinancoi 10 milionë euro shtesë. Fondet iu besuan KfW Development Bank dhe ekzekutohen nga Western Balkans 6 Chamber Investment Forum (WB6-CIF), një nismë e përbashkët e dhomave të tregtisë së rajonit. Fondi zbatohet nga konsorciumet konsulente.

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

BERALB sh.a. Menaxhimi i rentabilitetit dhe krijimi i vlerës afatgjatë

Intervistë me z. Mehmet Uluyurt, CEO BERALB sh.a. Në këtë periudhë, kur Beralb shënon 25-vjetorin e themelimit, fokusi ynë është ta bëjmë të qëndru...

1 day më parë 7 Min Lexim

Vodafone Albania: Tarifa sociale, për të rinjtë dhe të moshuarit

Një video-call me nipin që jeton larg. Një mesazh nga gjyshja që pyet nëse ke ngrënë. Një video në Instagram a TikTok, që duhet parë patjetër apo n...

5 days më parë 2 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!