Një delegacion i nivelit të lartë nga Moldavia zhvilloi një vizitë në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit, ku u njoh nga afër me infrastrukturën sportive dhe administrative të FSHF-së, si edhe me stadiumin “Air Albania”.
Delegacioni, i kryesuar nga Kryetari i Parlamentit të Moldavisë, Sh.T.Z. Igor Grosu, u prit nga presidenti i FSHF-së, Armand Duka.
Në përbërje të delegacionit ishin gjithashtu presidenti i Federatës së Futbollit të Moldavisë, Leonid Oleinicenco, ambasadori Emil Jacota, deputeti Maxim Potîrniche, anëtar i Komisionit për Kulturën, Edukimin, Kërkimin, Rininë, Sportin dhe Median, si dhe Sekretari i Shtetit, njëkohësisht Zëvendësministër i Sportit, Cristian Jardan.
Në vizitë ishte e pranishme edhe ambasadorja e Shqipërisë në Moldavi, Enkelejda Merkuri.
Gjatë qëndrimit në “Shtëpinë e Futbollit”, të ftuarit vizituan ambientet moderne të kompleksit, duke u njohur me funksionimin dhe infrastrukturën e tij.
Ata panë nga afër Klinikën e Kombëtares, ambientet e administratës, Muzeun e FSHF-së dhe studiot e FSHF TV, si pjesë e strukturave që mbështesin aktivitetin e futbollit shqiptar.
Një ndalesë e veçantë ishte edhe stadiumi “Air Albania”, ku delegacioni u njoh nga afër me infrastrukturën, organizimin dhe standardet e impiantit.
Pjesëtarët e delegacionit shfaqën interes të veçantë për stadiumin, pasi Moldavia synon të zhvillojë një projekt të ngjashëm të infrastrukturës sportive në vendin e tyre.
Vizita shërbeu si një mundësi për të ndarë eksperienca dhe për të prezantuar modelin e zhvillimit të infrastrukturës së futbollit në Shqipëri, përmes investimeve dhe projekteve të realizuara nga Federata Shqiptare e Futbollit.
© SYRI.net
PSG-ja përgatit goditjen e janarit, Nico Williams në radarët e kampionëve të Evropës
Rey Manaj nis një kapitull të ri, bashkohet me agjencinë e njohur të Fali Ramadanit
Zyrtare, Jurgen Uldedaj rikthehet në ring më 18 dhjetor, mbron titullin botëror në TiranëBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: