Tensionohet situata në Kuvendin e Mitrovicës: Konflikt fizik mes drejtorit dhe asamblistëve të PDK-së

25 Nëntor 2026 | 16:06

Debati për mosfinancimin e klubeve sportive në Komunën e Mitrovicës së Jugut ka eskaluar në përplasje fizike mes drejtorit të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport (DKRS), Gazmend Asllani, dhe asamblistit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Artan Berisha.

Përplasja verbale nisi gjatë diskutimit, kur drejtori Asllani iu drejtua shefit të grupit të asamblistëve të PDK-së, Shkëlqim Ibrahimi, me fjalët “ju nuk keni fytyrë”.

Pas kësaj, asamblisti Artan Berisha reagoi duke e pyetur “kush nuk ka fytyrë”, ndërsa Asllani iu drejtua atij me fjalët “hajde jashtë”. Më pas, asamblisti i PDK-së doli nga salla, ndërsa në korridorin e Kuvendit Komunal pati përplasje fizike mes asamblistit Artan Berisha dhe shoferit të kryetarit të Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, Mon Neziri.

Si pasojë e tensioneve, seanca e Kuvendit Komunal, e cila ishte thirrur të mbahej në mbledhje të rregullt, është ndërprerë për të vazhduar pas një ore.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, Rama krah liderëve europianë

Kryeministri Edi Rama merr pjesë këtë të mërkurë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor, që zhvillohet në Bruksel, nën drejtimin e Presidentit të Këshillit Europian, Antonio Costa....
15:30 | 25/11/2026

Erjon Vishkulli flet pas dëshmisë në Prokurori: I takon drejtësisë të zbardhë ngjarjen

Erjon Vishkulli ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Tiranës, ku është marrë në pyetje në lidhje me plagosjen e tij gjatë protestës së 24...
15:28 | 25/11/2026

AKMC paralajmëron për reshje intensive dhe rrezik për përmbytje në disa qarqe të vendit

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka bërë thirrje për kujdes dhe gatishmëri ndaj situatës meteorologjike në vend, pasi sipas parashikimeve njoftohet përkeqësim i kushteve atmosferike...
15:23 | 25/11/2026