Avokati Idajet Beqiri dënohet me 200 mijë lekë gjobë për shpifje dhe fyerje ndaj gazetarit

Gjykata e Tiranës e shpalli fajtor avokatin Idajet Beqiri për shpifje dhe fyerje, duke mbyllur procesin gjyqësor trevjeçar të nisur pas padisë së gazetarit Ferdinand Dervishi.

Gjyqtari Altin Abdiu caktoi një gjobë prej 100 mijë lekësh për shpifjen dhe një tjetër prej 100 mijë lekësh për fyerjen. Dënimi lidhet me komentet që Beqiri bëri për Dervishin në një intervistë për “Dritare TV”, më 6 maj 2023.

Të lidhura

None found

Vendimin e bëri të ditur vetë gazetari, i cili publikoi edhe kërkesën për gjykim me deklaratat që e çuan çështjen në gjykatë.

Dervishi shkroi se, ndonëse miq të shumtë e kishin këshilluar të mos merrej me avokatin, ai vendosi ta ndiqte çështjen deri në përfundim. Sipas tij, synimi ishte të kontribuonte në luftën kundër shpifjeve dhe fyerjeve publike.

Ai shtoi se gjykimi zgjati tre vjet dhe gjatë procesit u ndërrua një gjyqtar. Në fund, sipas Dervishit, Altin Abdiu vendosi dënimin e Beqirit pa ndryshuar asnjë pjesë të kërkesës së padisë.

Në seancën përmbyllëse, përfaqësuesi i prokurorisë kishte kërkuar që Beqiri të shpallej i pafajshëm, sipas gazetarit. Gjykata, megjithatë, e dënoi avokatin për të dyja veprat.

Përplasja nisi në maj të vitit 2023, gjatë një interviste ku u diskutuan vrasjet e Haklajve dhe çështja e Izet Haxhisë. Beqiri e akuzoi Dervishin se mbronte krimin dhe kriminelët, se paguhej për deklaratat e tij publike dhe la të kuptohej se gazetari kishte pasur dijeni paraprake për ngjarje kriminale.

Avokati pretendoi gjithashtu se Dervishi ishte larguar në Greqi i maskuar si grua, për t’iu shmangur kërcënimeve të Fatmir Haklajt.

Në padinë e tij, Dervishi kundërshtoi një nga një këto pohime dhe argumentoi se ato synonin të dëmtonin emrin e tij dhe reputacionin profesional, të krijuar gjatë më shumë se 25 viteve në gazetari.

Gazetari tregoi se më 1999 kishte shkuar në Tropojë për një investigim të revistës “Klan”, ku, sipas tij, identifikoi për herë të parë Haklajt si autorë të vrasjes së Azem Hajdarit. Ai tha se përfundimet e investigimit u vërtetuan nga gjykata dy vjet më vonë.

Dervishi pranoi se pas botimit të shkrimit u largua përkohësisht në Greqi, me këshillën e kolegut Blendi Fevziu. Por, siç sqaroi ai, udhëtoi me vizë, pasaportë dhe automjetin e vet, duke mohuar versionin e Beqirit.

Pas përfundimit të procesit, Dervishi u bëri thirrje personazheve publike që të mos heshtin kur përballen me shpifje, por të kërkojnë mbrojtje ligjore për reputacionin e tyre.

“Inkurajoj, sidomos të gjithë personazhet publikë, që të ndjekin me seriozitet dhe deri në fund të drejtën e tyre kur të gjenden në të njëjtën situatë. Shërbimi është shumë më tepër se individual”, shkroi gazetari.


Shtuar më 25.11.2026 16:43

Quantcast
grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişjojobet girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişsahabetonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftbetkomextrabetmarsbahisgrandpashabet girişTürk İfşajojobet girişjojobetjojobetbahis sitelericasino sitelerigüvenilir bahis sitelerijojobetSahabetjojobet girişqueenbetForum zamparalargüvenilir bahis siteleribahis siteleriCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobet girişjojobetjojobetsahabetsahabetSon Dakikajojobetblack jack insurancejojobetjojobet güncel