Ambasadori iranian në Romë kërkon ndërhyrjen e Europës: Synojmë paqen, jo armët bërthamore, por nuk dorëzohemi

Ali Akbar Rezaei, ambasadori i ri i Iranit në Romë, tha se vendi i tij kërkon paqe dhe mbështetjen europiane për t’i dhënë fund konfliktit. Në një intervistë për Corriere della Sera, ai theksoi se Republika Islamike nuk synon të prodhojë armë bërthamore dhe se është e gatshme të rikthehet në marrëveshjen bërthamore të vitit 2015.

Rezaei bëri të ditur se bisedimet po vazhdojnë, por me ritëm të ngadaltë. Ai nënvizoi se Irani kundërshton armët atomike, por nuk do të pranojë të kapitullë përballë trysnisë ndërkombëtare.

Të lidhura

None found

“Irani është i gatshëm të lejojë sërish inspektimet e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike. Doktrina jonë nuk përfshin prodhimin e bombës atomike”, deklaroi diplomati i lartë.

I pyetur për sulmet ndaj vendeve të Gjirit, ambasadori pretendoi se Teherani po vepron në vetëmbrojtje, pas asaj që ai e cilësoi si agresion të nisur nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli.

Për Ngushticën e Hormuzit, Rezaei pranoi se kthimi i plotë në situatën e mëparshme nuk është i mundur. Megjithatë, ai tha se rivendosja e neutralitetit të plotë në ujërat e saj mund të shërbejë si zgjidhje për ngërçin. Në përfundim, diplomati u kërkoi vendeve europiane të ndihmojnë në zgjidhjen e konfliktit me SHBA-në.

“Po të kishin reaguar së bashku dhe me vendosmëri 27 vendet anëtare të BE-së në vitin 2018, Donald Trump nuk do të kishte mundur ta nxirrte SHBA-në nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015”, u shpreh ai. Sipas Rezaeit, marrëveshja mund ta kishte shmangur luftën me të cilën përballet sot vendi i tij.


Shtuar më 25.11.2026 16:49

Quantcast
grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişjojobet girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişsahabetonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftbetkomextrabetmarsbahisgrandpashabet girişTürk İfşajojobet girişjojobetjojobetbahis sitelericasino sitelerigüvenilir bahis sitelerijojobetSahabetjojobet girişqueenbetForum zamparalargüvenilir bahis siteleribahis siteleriCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobet girişjojobetjojobetsahabetsahabetSon Dakikajojobetblack jack insurancejojobetjojobet güncel