Federata e Futbollit të Marokut ka reaguar ashpër pas vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv (CAS), e cila riktheu Senegalin si kampion të Kupës së Kombeve të Afrikës 2025.
Marokenët e kanë cilësuar vendimin si të papritur dhe pretendojnë se nuk janë marrë parasysh argumentet e tyre, veçanërisht ato që lidhen me largimin e futbollistëve senegalezë nga fusha gjatë finales.
Ndeshja e zhvilluar në Rabat përfundoi me fitoren 1-0 të Senegalit pas vazhdimeve, por më vonë CAF ia kishte dhënë fitoren Marokut në tavolinë me rezultatin 3-0.
Tashmë, pas vendimit të CAS-it, Senegali e rifiton titullin, ndërsa federata marokene ka paralajmëruar se do të përdorë të gjitha rrugët ligjore për ta kundërshtuar këtë vendim.
Përplasja mes dy federatave duket se nuk ka përfunduar ende.
