Komisioni Evropian ka gjobitur me 471.9 milionë euro tre nga prodhuesit më të mëdhenj të aromave në botë, kompanitë zvicerane Firmenich dhe Givaudan, si dhe atë amerikane International Flavors & Fragrances (IFF), për pjesëmarrje në një marrëveshje të paligjshme konkurruese mes viteve 2019 dhe 2023.
Sipas autoriteteve evropiane, kompanitë shkëmbenin informacione konfidenciale tregtare, përfshirë të dhëna mbi çmimet, rritjen e tyre dhe strategjitë e negociimit në marrëdhëniet me Unilever, blerësin më të madh në botë të aromave për produktet e konsumit.
Gjobën më të lartë e mori Givaudan, me 252.4 milionë euro, e ndjekur nga Firmenich me 137.7 milionë euro dhe IFF me 81.9 milionë euro. Të treja kompanitë përfituan ulje të gjobave për bashkëpunimin me hetimin dhe pranimin e përgjegjësisë.
Komisioni Evropian paralajmëroi se këto praktika mund të kenë ndikuar në rritjen e çmimeve të produkteve të përditshme për konsumatorët.
