Në një seancë të parlamanetit europian ku në qendër të diskutimeve që ndronte ukraina, presidentja e komisionit europian Ursula Von Der Leyen ka pohuar se Brukseli nuk do ta braktisë Kievin as tani në luftë dhe as me përfundimin e saj.

“Putini nuk mund ta thyejë qëndresën e Ukrainës në fushën e betejës, ndaj përpiqet t’ia thyejë shpirtin. Ai nuk do të ketë sukses. Europa do të vazhdojë të qëndrojë përkrah tyre, si në luftë, ashtu edhe në paqe. Europa do të bëjë gjithçka që mundet për t’i ndihmuar ata ta arrijnë këtë. Prandaj, qasja jonë ka dy elemente të ndryshme. Së pari, mbështetje maksimale për Ukrainën, e kombinuar me presion maksimal ndaj Rusisë. Së dyti, angazhim i plotë europian në negociatat për një paqe të qëndrueshme.”- tha Von Der Leyen.

Gjatë prezantimit të paketës së 22 të sanksioneve ndaj rusisë, deklarata e Von Der Leyen vjen në një moment kur Evropa pritet të gjejë kryenegociatro që të ulet në tryezën e negociatave që nga takimi i ardhshëm së bashku me ukrainën rusinë dhe SHBA.

Kjo e fundit e diktuar nga politikat e Donald trump mund të ketë në vijim një qasje të re ndaj rusisë për ta afruar në tryezën e bisedimeve. Donald Trump thuhet se ka lënë në heshtje mënjanë propozimet për përdorimin e marrëveshjeve tregtare si një nxitje për ta shtyrë Rusinë t’i japë fund luftës në Ukrainë, pasi Kremlini ka treguar pak interes për nismat e propozuara në sektorët e energjisë dhe aviacionit.

Në një intervistë presidenti amerikan u shpreh se nuk është I orientuar me një afat të qartë për fundin e luftës në ukrainë duke përgënjeshtruar fundin e janarit si të tillë.