Shembjet në Ujman, e ngarkuara me punë e SHBA, i shkon në Ministri Fitore Pacollit, ambasada jep detajet e takimit

25 Nëntor 2026 | 17:05

E ngarkuara me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, të mërkurën, ka takuar ministren e Mjedisit, Fitore Pacolli, me të cilën ka diskutuar mbi qeverisjen në fushën e mjedisit dhe stabilitetin rajonal.

Siç thuhet në një komunikatë për media e lëshuar nga Ambasada e SHBA-ve në Kosovë, Prattipati e Pacolli, kanë diskutuar për rëndësinë e respektimit të sundimit të ligjit, “duke garantuar njëkohësisht procesin e rregullt ligjor dhe të drejtat pronësore të të gjitha komuniteteve”.

Takimi vjen pak ditë pasi Pacolli njoftoi për nisjen e rrënimit të gjashtë objekteve pa leje në zonën përreth Liqenit të Ujmanit, prej të cilave katër veranda dhe dy shtëpi.

Pacolli ka bërë të ditur se aksioni i Inspektoratit të Ministrisë së Mjedisit në Ujman vjen pas rrënimit të ndërtimeve pa leje dhe pastrimit të zonës përreth Liqenit të Radoniqit.

Ministrja ka paralajmëruar se aksione të ngjashme do të zhvillohen edhe në zonat përreth liqeneve të Batllavës dhe Badovcit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e Arlinda Zekajt, nga një muaj paraburgim vjehrrës, kunatit dhe dy të tjerëve 

Gjykata Themelore në Pejë në lidhje me vrasjen e Arlinda Zekajt i caktoi nga një muaj paraburgim vjehrrës, kunatit dhe dy të tjerëve që ndihmuan...
16:21 | 25/11/2026

SPAK dhe Prokuroria Speciale e Kosovës diskutojnë për forcimin e bashkëpunimit

Drejtuesi i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Klodjan Braho, ka pritur në takim kryeprokurorin në detyrë të Prokurorisë Speciale të...
16:12 | 25/11/2026

“62 struktura ilegale të mbyllura dhe 1.3 mld euro ndihma”, Kurti publikon bilancin e qeverisjes

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar një dokument me të cilin paraqet bilancin e punës së qeverisë së tij gjatë mandatit 2021–2026, duke renditur...
15:44 | 25/11/2026