Polonia planifikon zonë ndalim-fluturimi përgjatë kufirit lindor për të forcuar sigurinë e NATO-s
Polonia po planifikon të krijojë një zonë ndalim-fluturimi përgjatë kufirit të saj lindor, në kuadër të masave për forcimin e sigurisë dhe mbrojtjen e krahut lindor të NATO-s. Lajmi u bë i ditur të mërkurën nga zëvendësministri polak i Mbrojtjes, Cezary Tomczyk.
Në një intervistë për transmetuesin polak RMF24, Tomczyk deklaroi se autoritetet synojnë që rregullorja e re të hyjë në fuqi në fund të dhjetorit ose në fillim të janarit. Sipas tij, zona e kufizuar do të shtrihet nga një duzinë deri në disa dhjetëra kilometra përgjatë kufirit lindor të vendit.
Zëvendësministri theksoi se mbrojtja e krahut lindor të NATO-s mbetet një nga prioritetet kryesore të Varshavës. Në këtë drejtim, ai përmendi programin kombëtar të mbrojtjes “Mburoja Lindore”, si dhe vendosjen e avionëve luftarakë për garantimin e sigurisë së hapësirës ajrore polake.
Njoftimi vjen pas deklaratës së prokurorëve polakë se tre raketa ruse të tipit Kh-101 kishin rënë në territorin e Polonisë lindore më 20 nëntor.
Tomczyk bëri të ditur gjithashtu se rreth dy muaj më parë Polonia kishte ndryshuar procedurat për pilotët e saj, duke kaluar nga identifikimi vizual në një sistem të identifikimit pozitiv të avionëve të huaj dhe kërcënimeve të mundshme ajrore.
I pyetur nëse raketat ruse mund të interceptohen mbi hapësirën ajrore të Ukrainës përpara se të arrijnë në territorin e NATO-s, zëvendësministri theksoi se një vendim i tillë nuk mund të merret në mënyrë të njëanshme.
Max Verstappen: Kalova 40 orë duke luajtur GTA 6 gjatë fundjavës së Çmimit të Madh të Las Vegasit
Astronauti bëhet baba për herë të tretë, përjeton lindjen e vajzës nga hapësira
Ushtria amerikane shpërthen 5 tonë azid plumbi, shqetësime për përhapjen e një reje toksike në Iowa dhe Misuri (VIDEO)
- 17:16 Shoqatat kundërshtojnë rritjen e TVSH-së: Transporti publik nis me vonesë të enjten
- 17:11 Max Verstappen: Kalova 40 orë duke luajtur GTA 6 gjatë fundjavës së Çmimit të Madh të Las Vegasit
- 17:07 Astronauti bëhet baba për herë të tretë, përjeton lindjen e vajzës nga hapësira
- 17:05 Shembjet në Ujman, e ngarkuara me punë e SHBA, i shkon në Ministri Fitore Pacollit, ambasada jep detajet e takimit
- 17:03 Ushtria amerikane shpërthen 5 tonë azid plumbi, shqetësime për përhapjen e një reje toksike në Iowa dhe Misuri (VIDEO)
- 16:54 Greqia paralizohet nga greva kombëtare, mijëra qytetarë në protesta për paga më të larta dhe shërbime më të mira