Arlind Qori pyet KQZ-në: A mund të garoj edhe për kryebashkiak edhe për këshilltar?

Politikë

Publikuar: 25/11/2026

Arlind Qori pyet KQZ-në: A mund të garoj edhe për kryebashkiak edhe për këshilltar?

Kreu i partisë “Lëvizja Bashkë”, Arlind Qori i është drejtuar me një shkresë zyrtare Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ditën e sotme.

Në kërkesën e paraqitur, Qori kërkon informacion nga KQZ-ja nëse mund të regjistrohet njëkohësisht si kandidat për kryetar bashkie dhe si kandidat në listën shumëemërore për anëtarë të këshillit bashkiak, në të njëjtën bashki dhe nën siglën e të njëjtit subjekt zgjedhor.

Në mbështetje të ligjit nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”, i ndryshuar, kërkoj informacion lidhur me regjistrimin e të njëjtit person, në të njëjtat zgjedhje vendore dhe në të njëjtën bashki, si kandidat për kryetar bashkie dhe si kandidat i renditur i pari në listën shumëemërore për këshillin bashkiak, të paraqitur nga i njëjti subjekt zgjedhor.

Ju lutem të më informoni me shkrim për sa më poshtë.

A mund të regjistrohet i njëjti person në të dyja kandidaturat në rrethanat e përshkruara më sipër?

A disponon KQZ-ja vendime, udhëzime, interpretime me shkrim ose akte të tjera që trajtojnë këtë çështje?