Rama thirrje BE-së nga Brukseli: Të bëjë një hap të guximshëm duke sjellë vendet kandidate në tryezë

25 Nëntor 2026 | 17:54

Liderët e Bashkimit Evropian dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor janë mbledhur në Bruksel në kuadër të samitit BE-Ballkani Perëndimor, ku në fokus është perspektiva evropiane e vendeve të rajonit dhe avancimi i procesit të integrimit.

Në prononcimin e tij për mediat në mbërritje në samit, kryeministri Edi Rama e cilësoi këtë takim si një nga ngjarjet më të rëndësishme të vitit për vendet kandidate, duke theksuar se ai krijon mundësinë për një diskutim të hapur mbi arritjet dhe sfidat e procesit të integrimit evropian.

Sipas kreut të qeverisë shqiptare, Bashkimi Evropian duhet të japë një sinjal të qartë politik për vendet e Ballkanit Perëndimor, duke i afruar më shumë me strukturat evropiane dhe duke u dhënë qytetarëve të tyre një mesazh konkret për të ardhmen.

“BE-ja duhet të ketë guximin të bëjë një hap të guximshëm përpara, duke sjellë të gjitha vendet kandidate rreth tryezës, pa ndryshuar procesin e bazuar në meritë për secilin vend, por duke u dhënë një sinjal të fortë qytetarëve tanë dhe botës”, deklaroi Rama.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shoqatat kundërshtojnë rritjen e TVSH-së: Transporti publik nis me vonesë të enjten

Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas dhe Shoqata e Transportit Urban dhe Interurban kanë dalë me një njoftim të përbashkët në prag të seancës plenare të...
17:16 | 25/11/2026

Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, Rama krah liderëve europianë

Kryeministri Edi Rama merr pjesë këtë të mërkurë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor, që zhvillohet në Bruksel, nën drejtimin e Presidentit të Këshillit Europian, Antonio Costa....
15:30 | 25/11/2026

Erjon Vishkulli flet pas dëshmisë në Prokurori: I takon drejtësisë të zbardhë ngjarjen

Erjon Vishkulli ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Tiranës, ku është marrë në pyetje në lidhje me plagosjen e tij gjatë protestës së 24...
15:28 | 25/11/2026