Gazetari i njohur i kronikës së zezë, Artan Hoxha, është i ftuar këtë të mërkurë në emisionin ”Koha Jonë-Debat” nga Nikoll Lesi, ku flet për lidhjet mes botës së krimit dhe politikës, një prej problematikave më të ndjeshme në vend.
Gjatë intervistës, Hoxha ka trajtuar raportet mes krimit të organizuar dhe politikës, duke sjellë në vëmendje edhe përvojën e tij shumëvjeçare në gazetarinë investigative.
Përballë pyetjeve të Nikoll Lesit, gazetari është ndalur edhe te çështja e tij personale, duke shpjeguar arsyet se përse po hetohet nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) dhe duke dhënë versionin e tij mbi këtë çështje.
Ndiqeni LIVE në Youtube!