Murati paraqet planet për investime shëndetësore, Komisioni miraton dy marrëveshje kredie

Komisioni për Buxhet, i udhëhequr nga Enver Haliti, u mblodh sot dhe shqyrtoi e miratoi projektligje dhe raporte financiare, mes tyre edhe marrëveshje kredie për investime në shëndetësi.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, paraqiti Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Zhvillimore të Këshillit të Evropës, që lidhet me projektin “Përmirësimi i kujdesit shëndetësor sekondar dhe terciar”.

Të lidhura

None found

Sipas Muratit, marrëveshja parasheh investime prej 41 milionë eurosh në shtatë spitalet rajonale dhe klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Pas shqyrtimit dhe diskutimit, projektligji mori shtatë vota pro, asnjë kundër dhe një abstenim.

Komisioni shqyrtoi gjithashtu Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane të Investimeve, për përmirësimin e pajisjeve mjekësore dhe infrastrukturës.

Murati shpjegoi se investimet synojnë pajisjen dhe modernizimin e spitaleve publike. Ato përfshijnë blerjen e pajisjeve spitalore e diagnostikuese, sistemeve të ultrazërit dhe pajisjeve për sallat e operacionit, si dhe kryerjen e renovimeve të nevojshme.

Marrëveshja mori mbështetjen e gjashtë deputetëve; kundër dhe abstenime nuk pati.

Gjatë mbledhjes u shqyrtua edhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi themelimin e sistemit për sigurimin e depozitave për institucionet financiare në Kosovë, të ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 04/L-133. Projektligjin e prezantoi Hekuran Murati, ndërsa ai u miratua me shumicën e votave të deputetëve.

Ministri paraqiti edhe raportin vjetor financiar për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2025. Pas debatit të anëtarëve, Komisioni e miratoi raportin me shumicë votash dhe do t’ia dërgojë seancës plenare për votim.

Shqyrtimi i raportit për shpenzimet e Kuvendit të Republikës së Kosovës për nëntëmujorin e këtij viti, i përfshirë në rendin e ditës, u shty për një mbledhje të ardhshme me pajtimin e anëtarëve të Komisionit.


Quantcast
grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişjojobet girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişmarsbahisonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftbetkomextrabetmarsbahisgrandpashabet girişTürk İfşajojobet girişjojobetjojobetbahis sitelericasino sitelerigüvenilir bahis sitelerijojobetSahabetjojobet girişqueenbetForum zamparalargüvenilir bahis siteleribahis siteleriCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobet girişjojobet girişjojobetmarsbahismarsbahisSon Dakikajojobetblack jack insurancejojobetjojobet güncel