“Do të ishte diçka shumë e veçantë”, Dybala zbulon planet për të ardhmen

25 Nëntor 2026
18:23
Telesport
back button

Pavarësisht se kontrata aktuale me Romën i skadon në qershor të vitit 2027, Paulo Dybala dëshiron të qëndrojë në Itali edhe më gjatë. Argjentinasi u rikthye në fushë fundjavën e kaluar pas një dëmtimi në pulpë, në fitoren 1-5 në transfertë kundër Parmës.

Që nga ardhja e trajnerit Gian Piero Gasperini në verën e vitit 2025, Dybala ka pasur më pak probleme me dëmtimet. “Përveç operacioneve në gju, gjatë vitit të fundit jam ndjerë shumë mirë, veçanërisht sa i përket gjendjes muskulore. Trajneri dhe stafi i tij, përfshirë përgatitësit atletikë që erdhën këtë vit, më caktuan një ngarkesë stërvitore të kufizuar, por të përshtatshme gjatë fazës përgatitore, në mënyrë që të isha gjithmonë i disponueshëm. Deri më tani në këtë sezon, ndihem në formë të mirë dhe jam shumë i kënaqur”, tha Dybala.

“Nuk e kisha menduar kurrë se do të kisha një karrierë të tillë, e lëre më të kaloja 15 vite në Itali. Kam jetuar në jug, në veri dhe tani në qendër të vendit. Kam jetuar këtu për pothuajse gjysmën e jetës sime dhe jam shumë i lumtur. Italia më priti me krahë hapur. Vajza ime ka lindur këtu, ndaj ajo është italiane. Po, shpresoj të qëndroj në Itali për pjesën e mbetur të karrierës sime. Do të ishte diçka shumë e veçantë për mua t’ia kushtoja të gjithë karrierën time Serisë A”, shtoi Dybala.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit