• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Arsyet pse Izraeli del i fituar nga rikthimi i Huang në krye të Nvidia-s?

by A. Q
25/11/2026 18:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rikthimi i Jensen Huang në krye të gjigantit teknologjik Nvidia nuk është pritur me entuziazëm vetëm në Shtetet e Bashkuara, por edhe në Izrael, ku kompania amerikane ka ngritur operacionet më të mëdha kërkimore jashtë territorit të SHBA-ve.

Kryeministri izraelit në detyrë, Benjamin Netanyahu, e ka përshëndetur rikthimin e Huang në drejtimin e kompanisë, duke e cilësuar vazhdimësinë e tij në krye si një lajm të mirë për partneritetin mes Nvidia-s dhe sektorit teknologjik izraelit.

Netanyahu theksoi se kjo marrëdhënie ka krijuar vlera të jashtëzakonshme për ekonominë dhe inovacionin e vendit. Izraeli e konsideron Nvidia-n një nga motorët kryesorë të rritjes ekonomike, ndërsa vetë Huang e ka cilësuar më herët këtë shtet si “shtëpinë e dytë” të kompanisë.

Nvidia, e cila ka një vlerë tregu prej rreth 4 trilionë dollarësh, zotëron afërsisht 90 për qind të tregut global të procesorëve grafikë GPU, thelbësorë për zhvillimin e inteligjencës artificiale. Në Izrael, kompania ka rreth 6 mijë punonjës të shpërndarë në shtatë qendra kërkimore dhe zhvillimi, pasi numri i tyre është dyfishuar gjatë tre viteve të fundit.

Qendrat ndodhen në Yokne’am, Tel Aviv, Jerusalem, Ra’anana dhe Beersheba, ndërsa Nvidia planifikon të ndërtojë një kampus të madh pranë Haifës, në Kiryat Tivon, ku mund të punësojë deri në 10 mijë persona. Sipas Bankës së Izraelit, aktiviteti i kompanisë pritet t’i shtojë 2.2 pikë përqindjeje rritjes së Prodhimit të Brendshëm Bruto gjatë vitit 2026, duke e çuar atë në 5.6 për qind.

Pa kontributin e Nvidia-s, rritja ekonomike do të ishte rreth 3.4 për qind. Kompania ka paguar gjithashtu rreth 1.29 miliardë dollarë taksa për Izraelin në vitin e saj financiar të mbyllur në janar, ndërsa vlerësohet se mund të përfaqësojë afro 3 për qind të të ardhurave totale tatimore të shtetit gjatë vitit 2026.

Largimi i përkohshëm i Huang nga drejtimi më 12 nëntor shkaktoi shqetësim fillestar te investitorët në Bursën e Tel Avivit, megjithëse indekset kryesore e rikuperuan shpejt rënien. Gazeta izraelite “Haaretz” raportoi se zyrtarët e Ministrisë së Financave kishin shqetësime për pasojat që mund të sillte për ekonominë vendase një krizë në drejtimin e Nvidia-s. Pas rikthimit të tij, edhe presidenti izraelit Isaac Herzog e përgëzoi Huang, duke vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme për Izraelin dhe forcimin e lidhjeve mes kompanisë dhe vendit.

Marrëdhënia mes tyre u konsolidua veçanërisht pas blerjes së kompanisë izraelite Mellanox nga Nvidia, në prill të vitit 2020, për afro 7 miliardë dollarë. Mellanox prodhonte teknologji të rrjetëzimit që mundëson lidhjen dhe komunikimin e shpejtë mes procesorëve GPU, një element thelbësor për funksionimin e qendrave moderne të të dhënave.

Vetëm biznesi i rrjetëzimit i Nvidia-s, i ndërtuar mbi këtë teknologji, gjeneroi më shumë se 21 miliardë dollarë të ardhura në tremujorin e tretë të vitit 2026, ose rreth 18 për qind të të ardhurave totale të kompanisë. Huang ka deklaruar se katër nga gjashtë komponentët kryesorë të teknologjisë së re të Nvidia-s janë zhvilluar në Izrael.

Megjithatë, lidhjet e kompanisë me Izraelin kanë ngritur edhe pikëpyetje për përdorimin e teknologjisë së saj në luftën në Gaza. Një raport i organizatës American Friends Service Committee ka evidentuar se ushtria izraelite përdor disa produkte të Nvidia-s, përfshirë pajisje të projektuara për aplikime të inteligjencës artificiale, si kartat Jetson dhe sistemet DGX.

Sipas organizatës, kontratat e bëra publike nga Ministria izraelite e Mbrojtjes përfaqësojnë vetëm një pjesë të mundshme të përdorimit real ushtarak të produkteve dhe shërbimeve të kompanisë. Raporti ngre shqetësimin se teknologjia e Nvidia-s mund të ketë lidhje të tërthortë me sistemet e inteligjencës artificiale të përdorura nga ushtria izraelite për identifikimin dhe shënjestrimin e palestinezëve, përfshirë sistemet e njohura si “The Gospel”, “Lavender” dhe “Uhere’s Daddy?”.

Gjithashtu, procesori Nvidia Jetson TX2 raportohet se është integruar në dronët Lanius të kompanisë izraelite Elbit Systems, të cilët janë përdorur në Gaza.

Kështu, ndërsa rikthimi i Huang shihet në Izrael si garanci për miliarda dollarë investime dhe rritje ekonomike. Po ashtu, roli i teknologjisë së kompanisë në konfliktin e Gazës mbetet objekt shqetësimi dhe kritikash.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

(Procedurat) Fondet te “e-Albania”/ Fermerët mund të aplikojnë nga shtëpia!

Skema Kombëtare e Bujqësisë 2026, AZHBR-ja autorizon mbi 36 mijë pagesa për fermerët përfitues!

November 25, 2026
Rikthimi i Jensen Huang “bën me krahë” lojtarët e basteve, 16 llogari fitojnë 350 mijë dollarë

Arsyet pse Izraeli del i fituar nga rikthimi i Huang në krye të Nvidia-s?

November 25, 2026
Vrau me automatik në një lokal në Shqipëri dhe u arratis drejt Britanisë, ky është shqiptari që i shpëtoi ekstradimit! Historia e krimit më 1999

Vrau me automatik në një lokal në Shqipëri dhe u arratis drejt Britanisë, ky është shqiptari që i shpëtoi ekstradimit! Historia e krimit më 1999

November 25, 2026
Shqipëria “fshat i madh”? Vetëm 6 bashki klasifikohen kryesisht si qytete

“Çlirohen” pallatet pa kolaudim, qeveria lejon që dritat dhe uji të lidhen pa u mbyllur procedurat! Eksperti shpjegon procedurat

November 25, 2026
Hekurudha Tiranë-Durrës drejt përfundimit, Karakaçi ndan detajet: Shinat mbi 90% gati, elektrifikimi zgjat 12 muaj pas firmosjes së kontratës!

Hekurudha Tiranë-Durrës drejt përfundimit, Karakaçi ndan detajet: Shinat mbi 90% gati, elektrifikimi zgjat 12 muaj pas firmosjes së kontratës!

November 25, 2026
“Të jepet sinjal i fortë”- Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Rama nga Brukseli: BE-ja të ketë kurajë dhe të sjellë vendet kandidate në tryezë!

“Të jepet sinjal i fortë”- Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Rama nga Brukseli: BE-ja të ketë kurajë dhe të sjellë vendet kandidate në tryezë!

November 25, 2026
Rriten krimet seksuale! 15 të mitur viktima vetëm në 4 muajt e parë të këtij viti

Alarmi/ Abuzimet seksuale me të mitur, Policia evidentoi 19 raste në 11 muaj! Të paktën 20 persona të dyshuar, 15 në pranga

November 25, 2026
Karakaçi: Nuk kam ambicie për Bashkinë e Shkodrës, e mbështes rikandidimin e Benet Becit!

Karakaçi: Nuk kam ambicie për Bashkinë e Shkodrës, e mbështes rikandidimin e Benet Becit!

November 25, 2026
Protestuesja i kujton dhëndrit të Berishës aferën “Partizani” para derës së SPAK-ut: Jep llogari për atë që je i përfshirë!

Protestuesja i kujton dhëndrit të Berishës aferën “Partizani” para derës së SPAK-ut: Jep llogari për atë që je i përfshirë!

November 25, 2026
Profecia e qametit të ditës së Flamurit

Profecia e qametit të ditës së Flamurit

November 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In