BE-ja i vendos Rusisë dy kushte për nisjen e negociatave të paqes për Ukrainën
Komisioni Evropian i ka vendosur Rusisë dy kushte, të cilat, nëse përmbushen, do të konsiderohen nga Brukseli si një tregues i gatishmërisë së Moskës për të zhvilluar negociata paqeje për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë.
Lajmi u bë i ditur nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, gjatë fjalës së saj në seancën plenare të Parlamentit Evropian në Strasburg, më 25 nëntor.
Sipas von der Leyen, kushti i parë është vendosja e një “armëpushimi energjetik” gjatë gjithë periudhës së dimrit, përmes ndalimit të sulmeve ruse ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës.
Ndërsa kushti i dytë lidhet me arritjen e një marrëveshjeje që garanton lundrimin e sigurt në Detin e Zi dhe eksportin e papenguar të produkteve ushqimore përmes kësaj rruge detare.
Von der Leyen theksoi se përmbushja e këtyre dy kërkesave do të përbënte një sinjal të rëndësishëm se Rusia është e gatshme të angazhohet seriozisht në negociatat për paqe.
“Ne do ta vlerësojmë përparimin nga veprimet e Rusisë, jo vetëm nga fjalët e saj”, deklaroi presidentja e Komisionit Evropian.
Sulm me dronë në bazën ajrore ruse, ushtria ukrainase: Kemi dëmtuar 5 avionë
Polonia planifikon zonë ndalim-fluturimi përgjatë kufirit lindor për të forcuar sigurinë e NATO-s
Max Verstappen: Kalova 40 orë duke luajtur GTA 6 gjatë fundjavës së Çmimit të Madh të Las Vegasit
- 18:28 Me homazhe dhe ceremoni festive, Elbasani përkujton 114-vjetorin e pavarësisë
- 18:20 “Lufta jonë ndaj korrupsionit, e paprecedentë në rajon”, Rama nga Brukseli: Nuk ka më askënd mbi ligjin në Shqipëri
- 18:14 Papa Leo XIV i bën thirrje botës të thyejë ‘zinxhirët ideologjikë dhe ekonomikë’ që nxisin luftën
- 18:10 Raporti i UN Women, gratë kryejnë çdo ditë 5 orë punë të papaguar në shtëpi, burrat vetëm 50 min
- 18:09 Forumi BE-Ballkani Perëndimor, Shqipëria fton investitorët e huaj
- 18:06 Vetmia dhe mungesa e kujdesit, sfidë për të moshuarit që jetojnë vetëm në Pogradec