Kaos në transportin italian gjatë dhjetorit, ja datat kur do të ndalen avionët, trenat dhe autobusët për shkak të grevave Në mbërritje në samitin BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, presidenti i Malit të Zi Jakov Millatoviç, u shpreh se vendi i tij synon të mbyllë të gjithë kapitujt e negociatave brenga këtij viti.
Millatoviç shtoi se shpreson se deri në vitin 2028, të bëhen vendi i 28-të anëtar në Bashkimin Europian.
“Shpresojmë të përfundojmë të gjithë kapitujt e negociatave deri në fund të këtij viti. Shpresojmë të bëhemi vendi i 28-të anëtar deri në vitin 2028. Kjo ka të bëjë me besueshmërinë e politikës së zgjerimit të BE-së. Është një sinjal pozitiv për vendet e tjera kandidate”, tha presidenti i Malit të Zi.
Top Channel