Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviç, deklaroi në mbërritje në samitin BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel se vendi synon të mbyllë të gjithë kapitujt e negociatave deri në fund të këtij viti.
Ai tha se shpreson që Mali i Zi të bëhet vendi i 28-të anëtar i Bashkimit Europian deri në vitin 2028.
Të lidhura
None found
“Shpresojmë t’i përfundojmë të gjithë kapitujt e negociatave deri në fund të këtij viti dhe të bëhemi vendi i 28-të anëtar deri në vitin 2028. Kjo lidhet me besueshmërinë e politikës së zgjerimit të BE-së dhe përbën një sinjal pozitiv për vendet e tjera kandidate”, u shpreh presidenti malazez.






