“Do të mbyllim negociatat brenda këtij viti”, presidenti i Malit të Zi në Bruksel: Shpresojmë të bëhemi vendi i 28-të anëtar i BE-së deri në 2028 Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, kërkoi një ndryshim të qasjes së Bashkimit Europian ndaj Ballkanit Perëndimor, duke theksuar se vendet e rajonit kanë pritur për një kohë të gjatë përparimin e procesit të integrimit europian.
Në mbërritje në samitin BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, Mickoski tha se diskutimet do të përqendrohen te zgjerimi i unionit dhe buxheti për vendet kandidate.
Ai nënvizoi rëndësinë strategjike të rajonit për Europën dhe kërkoi që potenciali i tij të mos nënvlerësohet.
“Do të flasim më shumë për zgjerimin dhe buxhetin për vendet kandidate. Presim një ndryshim të qasjes ndaj Ballkanit Perëndimor. Ne jemi porta e Europës. Ju lutem, mos e nënvlerësoni potencialin e Ballkanit Perëndimor, që është porta e Europës. Vendi ynë është në Europë. Qytetarët tanë janë të frustruar sepse kanë pritur për shumë kohë në oborrin e pasmë. Duam ta meritojmë vendin tonë në tryezë, bazuar në parimin e meritës”, deklaroi Mickoski.
Top Channel