Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se zhvlerësimi i euros në Shqipëri përbën një goditje shkatërrimtare për prodhimin vendas dhe eksportet, duke e cilësuar atë si një taksë të rëndë mbi ekonominë shqiptare.
Në tryezën e organizuar në selinë blu me temë “Narko-Euro: pasojat për xhepat e shqiptarëve”, Berisha tha se ky fenomen ka pasoja edhe më shkatërrimtare se piramidat financiare të viteve ’90, ndërsa akuzoi se pas rënies së monedhës evropiane qëndrojnë flukset e parave të pista.
Duke iu referuar të dhënave që paraqiti nga Eurostat, Berisha theksoi se leku ka shënuar një forcim të pazakontë kundrejt euros dhe dollarit, ndërsa Shqipëria renditet ndër vendet me rënien më të madhe të prodhimit industrial në Evropë.
Sipas tij, tkurrja e prodhimit me 15.3% dhe rënia e eksporteve me 28% në periudhën 2022-2025 janë tregues të pasojave të rënda të këtij fenomeni, që po dëmton investimet, eksportuesit dhe vetë strukturën e ekonomisë shqiptare.
Berisha: Narko euro sot kanë efekte më shkatërrimtare sesa piramidat e viteve '90, efekte dramatike.
Së pari problemi më madhor numër një është origjina e këtij zhvlerësimi me distancë më i madh në planet sipas analizës së Eurostatit, i cili krahasoi 40 monedhat e rëndësishme të botës, raportin e tyre me euron dhe dollarin dhe gjeti se Shqipëria, leku shqiptar sot ka zhvlerësuar raportin me euron, ka një zhvlerësim të euros dhe dollarit 33 dhe 35%.
Asnjë monedhë tjetër në vendet prodhuese kryesore të drogës, Kolumbi e me radhë, në asnjë vend euro nuk ka këtë zhvlerësim.
Në Kolumbi është 8%, në Meksikë është 12%, në vendet e tjera luhatet midis këtyre shifrave. Sipas këtij studimi në Shqipëri arrin në 33 apo 35%.
Por ky zhvlerësim është goditja më e rëndë, më e rëndë që i jepet prodhimit në Shqipëri dhe eksporteve shqiptare. Është goditje shkatërrimtare.
Dhe duke u marrë përsëri me shifrat dhe të dhënat e Eurostatit, prodhimi industrial në Shqipëri gjatë 5 viteve të fundit ka rënë me 15.3%, rënien më të madhe pas Ukrainës, zona më industriale e së cilës Donbasi është e pushtuar nga agresori rus.
E dyta për rënien më të madhe të prodhimit në Evropë renditet Shqipëria.
Eksportet shqiptare nga viti 2022 në vitin 2025 kanë pësuar një rënie prej 28%.
Kjo rënie e euros, rënie nga narko-eurot, nga ato dhomat plot euro që patë në Peqin, dhe që këtu në Tiranë janë me qindra të tilla të fshehura në apartamente.
Dhe qindra e qindra arka nëntokë dhe kontenierë nëntokë.
Kjo rënie e euros është një taksë e tmerrshme mbi eksportin dhe prodhimin, investimet, mbi investimet dhe eksportin.
Çdo investitor që dëshiron të vijë në Shqipëri duhet të llogarisë taksën 30% të zhvlerësimit të parave të tij.
Çdo eksportues i cili të gjitha shpenzimet në Shqipëri i ka në lekë dhe fitimet i ka në euro duhet të llogarisë se eurot e tij kanë një vlerë 30% më të vogël seç e kishin.
Kjo është një goditje e madhe për prodhimin në Shqipëri, për eksportet në Shqipëri, për vetë strukturën e ekonomisë. Ky është një faktor i verbër që në njëra anë godet prodhimin, deindustrializon vendin, ndërpret procesin e industrializimit të vendit.
© SYRI.net
‘Narko-Euro’/ Bozdo: Pas rënies së euros fshihen ndërtimi, paratë që hyjnë dhe përgjegjësia e qeverisë
VIDEO/ ‘Mbreti është lakuriq’, Tela: Spiropali po thotë publikisht atë që shumë në PS e dinin
VIDEO/ Çipa: Vizita e ambasadorit amerikan në SPAK dhe BKH, një prani që ka ende shumë gjëra të pathëna