Një skenë e pazakontë dhe plot ëmbëlsi u regjistrua gjatë një seance të Senatit australian, duke sjellë një moment relaksi mes diskutimeve dhe formalitetit parlamentar.
Teksa senatorja Fatima Payman po mbante fjalën në sallë, me vajzën e saj të vogël në krahë, kolegia e saj Lidia Thorpe, e ulur pas saj, vendosi të argëtonte vogëlushen në një mënyrë mjaft të veçantë. Ajo mbulonte fytyrën me duar dhe më pas e zbulonte sërish, duke luajtur kukafshehti me foshnjën.
Ky moment spontan, i cili nuk kaloi pa u vënë re, solli buzëqeshje dhe një atmosferë më të ngrohtë në një ambient ku zakonisht mbizotërojnë debatet politike dhe rregullat strikte parlamentare.
Një episod i vogël, por që tregoi se edhe në mes të angazhimeve zyrtare dhe diskutimeve politike, ka gjithmonë vend për momente të bukura njerëzore.
© SYRI.net
Marina franceze sekuestron 3.3 tonë metamfetaminë në një anije-cisternë pa flamur në Oqeanin Paqësor