Roberto Martínez, ish-trajneri i Portugalisë, ka vlerësuar Cristiano Ronaldon, i cili së fundmi njoftoi tërheqjen nga kombëtarja portugeze pas një mosmarrëveshjeje me trajnerin aktual, Jorge Jesus. Martinez e përshkroi Ronaldon si “një nga figurat më ikonike” në historinë e këtij sporti dhe e vendosi atë në të njëjtin nivel me Lionel Messin, Diego Maradonën dhe Johan Cruyff.
“Për mua dhe stafin tim teknik, ishte kënaqësi të punonim me të për 37 ndeshje. Ditët e fundit janë shprehur shumë mendime subjektive se çfarë përfaqëson ky lojtar aktualisht, por ajo që nuk është subjektive, janë statistikat.
Mënyra se si ai ka ndikuar në lojë… Po flasim për një lojtar që ndoshta është në nivelin e Lionel Messit, DiegoMaradonës apo Johan Cruyff”, tha Martinez.
“Që kur Cristiano Ronaldo u bashkua me kombëtaren në vitin 2003, Portugalia nuk ka munguar në asnjë turne të madh gjatë 23 sezoneve e gjysmë. Motivimi i tij ishte të bëhej më i mirë të nesërmen. Përkushtimi i tij ndaj lojës është i pakrahasueshëm dhe mendoj se jetëgjatësia e tij në nivele të larta qëndron mbi çdo mendim tjetër”, shtoi Martinez







