Egnatia- Lincoln Red Imps në RTSH, trajneri Pavon: Do të luajmë për fitore
Trajneri i Lincoln Red Imps, Juanma Pavon, shprehet me një optimizëm të kujdesshëm para përballjes së nesërme në Ligën e Konferencës së UEFA-s kundër Egnatias.
“Kundërshtarët tanë janë të rrezikshëm në sulm, me shumë shpejtësi dhe fleksibilitet… por ne besojmë te vetvetja dhe do të luajmë për të fituar”, ka thënë mes të tjerash trajneri i skuadrës nga Gjibraltari.
Sfida Egnatia- Lincoln Red Imps, e vlefshme për turin e 4-t të fazës së ligës në Conference League do të luhet nesër në orën 18:45 në stadiumin “Air Albania” dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



