E mërkurë, 25 nëntor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK PUBLIK
Pse SHBA i dërgoi sot mesazh Ramës
Lajme

Pse SHBA i dërgoi sot mesazh Ramës

Publikuar nga Anisa Mehmeti

Ambasada e SHBA-së ka shpërndarë sot deklaratën më të rëndësishme të 36 viteve të fundit sa i takon betejës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në Shqipëri. Ambasadori Eric Wendt njoftoi se i ka rrëfyer prokurorëve të SPAK se “disa nga provat që ju nevojiten ndodhen në serverë në Shtetet e Bashkuara, posta elektronike, llogari të rrjeteve sociale dhe hapësira ruajtjeje në re (cloud) që mbahen nga kompani amerikane”.

Qartazi këto prova të fshehjes së parave të korrupsionit kanë mbërritur tashmë në SPAK bashkë me deklaratën përkatëse.

SHBA u tha sot prokurorëve të SPAK se shumë krime të rënda lënë gjurmë digjitale. SHBA tha sot se “Kompanitë amerikane duan të investojnë në Shqipëri, në energjitikë, infrastrukturë, turizëm dhe teknologji” por se nuk e bëjnë dot se fushat e garës eshte pabarabartë dhe e kompromentuar. Fusha veprimi të cilat në vitet e fundit në Shipëri janë menaxhuar me urdhër të Edi Ramësn nga Belinda Balluku dhe Ergys Agasi. I dyti është në burg ndërsa dy të parët, ende. Tani pyetja është: a do të kenë fuqi Klodian Braho dhe Joni Keta ti marrin këto prova që ua ka vendosur në tavolinë SHBA, që ti vënë në zbatim në kundër Edi Ramës dhe Belinda Ballukut apo do luajnë kukafshehtasi me idenë se “c’na duhet neve të bëjmë luftë”.?

Ndrysha nga sa përrallis Edi Rama, SHBA u tregoi sot shqiptarëve se paraja kriminale lëviz nëpër banka, këmbyes kriptovalutash dhe kompani guackë dhe shpesh arrin në sistemin financiar amerikan. Po sipas këtyre të dhënave “zyrtari i korruptuar fsheh ryshfetin në portofole kriptovalutash dhe në llogari jashtë vendit (offshore). Pastruesi i parave transferon fonde përtej kufijve brenda pak sekondave”.

Prandaj sot SHBA ka sfiduar SPAK dhe GJKKO me fjalinë “zyrtarët e korruptuar dhe kriminelët e organizuar vënë bast se ju nuk mund ta ndiqni atë gjurmë përtej kufijve, nëpër aplikacione të enkriptuara dhe brenda portofoleve të kriptomonedhave”.

E nga ana tjetër, ambasadori Wendt i ka dhënë garancinë atyre se “ndërsa i bazoni vendimet tuaja vetëm te provat dhe ligji kurrë në bazë të pozicionit, lidhjeve apo rëndësisë së një personi me agjencitë tuaja apolitike dhe të pavarura nga çdo ndikim i jashtëm i papërshtatshëm, Shtetet e Bashkuara janë krenare të qëndrojnë krah jush”.

p.s…Ndiqni provat. Ndiqni paratë… cit, Eric Wendt!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.