• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Saliu e njeh mirë Edin

by Artur Ajazi
25/11/2026 19:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Gjithmonë 6 muaj para ditës së zgjedhjeve, Sali Berisha “çpik” skenarin e post-humbjes së zgjedhjeve. Atë po bën edhe tani.

Po përpiqet të “rigrupojë aleatët andej-këtej”, po përhap lajme se “le të gjejmë kandidatë të duhur, fitues të 9 Majit”, dhe po bën gati alibinë e pas 9 Majit. Madje e ka gati. Ai e njeh mirë Edin, e njeh dhe forcën e tij në fushatë elektorale. Saliu e ndjen se, nuk ka më njerëz që i binden, se nuk ka më njerëz që i mblidhen, se nuk ka më njerëz që ta votojnë masivisht, aq sa për të rrëzuar Edin.

Ai e njeh mirë Edin, dhe e di se, sa të jetë Edi në krye të Partisë Socialiste (pra edhe nja 2-3 mandate tjera) nuk vjen kurrë në pushtet. Gabimi fatal që Saliu bëri, ishte mësymja drejt selisë partisë, kur mori taborin e tij, dhe ju sul Lul Bashës, apo dhe kur flaku nga partia ata të pabindurit. Dhe ç’ndodhi?  Ata i “peshkoi” Edi. I bëri madje dhe drejtorë, dhe tani Edi në 9 Maj, merr jo vetëm Tiranën, Durrësin, Elbasanin, Korçën, Vlorën, Shkodrën, por edhe 50 për qind të bashkive të vogla.

Shkaku ? Sepse Partia Demokratike e Saliut, thuajse nuk ekziston në bazë. Në rrethe, PD, ka vendosur kryetare pa pikën e reputacionit, pa pikën e njohjes, dhe që deri sot, nuk ndjehen fare. Thuajse PD në rrethe, nuk ekziston fare. Edhe kur Saliu shkon në takime jashtë Tiranës, merr taborin me vete. Saliu nuk e ka idenë fare, se ç’po ngjet me PD në bazë. Dhe kjo ka qenë arsyeja sepse ka humbur nja 10 palë zgjedhje deri sot. Saliu e njeh mirë Edin, ja njeh forcën e arsyes, furinë e takimeve dhe tubimeve në sheshe dhe salla, ja njeh mirë forcën e autoritetit, përmes argumentimit të çdo ftese a përjashtimi që propozon në emër të Partisë socialiste.

Në demokraci, natyrisht ka vend për rrotacion përmes votës, ashtu siç ka vend për vazhdimësi përmes votes. Por kurrë nuk ka vend, për  ngjitje drejt pushtetit përmes dhunës, skenarëve imponues, apo rrugëve të tjera antiligjore. PD, është kthyer sot në parti-pazar, parti-treg, parti që ka vendosur ti thotë “JO” hapjes, riformimit, riorganizimit, rifreskimit, derisa Saliu të thotë fjalën e fundit “po iki se u lodha, u plaka”. Dhe pas kësaj, mos mendoni se PD-në, do ta marrë Muli apo Gazi. Jo, PD, do të jetë “aset” i  trashëgueshëm. Në muzeun e Partisë Demokratike, duhet të shënohen me gërma të mëdha 1992 dhe 2005, si vitet kur ajo erdhi në pushtet aksidentalisht.

E them këtë se, nëse do të kishte ardhur me vote, kjo do të ndodhte edhe në këto 14 vitet e fundit. Saliu e njeh mirë Edin, ndaj edhe fushatat elektorale i bën akoma në stilin e vjetër. E ka të qartë se, vendi i tij politik, mbetet përjetësisht në opozitë.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Grevat fusin në kaos transportin italian gjatë dhjetorit, ja datat dhe oraret kur do të ndalen avionët, trenat dhe autobusët!

Grevat fusin në kaos transportin italian gjatë dhjetorit, ja datat dhe oraret kur do të ndalen avionët, trenat dhe autobusët!

November 25, 2026
Shërbimi më i madh që Berisha i bën Edi Ramës

Saliu e njeh mirë Edin

November 25, 2026
E papritur nga Izraeli, hetime për masakrën e 7 tetorit, Knesseti miraton ngritjen e Komisionit Shtetëror! Eisenkot: Do zbulojmë të vërtetën

E papritur nga Izraeli, hetime për masakrën e 7 tetorit, Knesseti miraton ngritjen e Komisionit Shtetëror! Eisenkot: Do zbulojmë të vërtetën

November 25, 2026
Menaxhimi i mbetjeve me standarde të BE-së, Qeveria harton projektvendimin për llogaritjen e riciklimit, zbulohen dhe rregullat!

Menaxhimi i mbetjeve me standarde të BE-së, Qeveria harton projektvendimin për llogaritjen e riciklimit, zbulohen dhe rregullat!

November 25, 2026
“Ballkani Perëndimor është porta e Europës”- Mickoski nga Brukseli: Qytetarët janë të frustruar nga pritja e gjatë për në BE!

“Ballkani Perëndimor është porta e Europës”- Mickoski nga Brukseli: Qytetarët janë të frustruar nga pritja e gjatë për në BE!

November 25, 2026
Dy “skifterët” shqiptarë bastisën në vilën e Princit William, ja si arritën të hynin në rezidencën mbretërore! Tubi i kullimit dhe… (FOTO)

Dy “skifterët” shqiptarë bastisën në vilën e Princit William, ja si arritën të hynin në rezidencën mbretërore! Tubi i kullimit dhe… (FOTO)

November 25, 2026
“Lojë luftash“ me Kavajën!

Lufta (jo) e shenjtë kundër Edi Ramës, brenda PS

November 25, 2026
“Ja çfarë presim nga Samiti”- Ministrja Ismaili: Deri në mesin e dhjetorit mbyllim disa kapituj të tjerë të negociatave me BE, më 2027…

“Ja çfarë presim nga Samiti”- Ministrja Ismaili: Deri në mesin e dhjetorit mbyllim disa kapituj të tjerë të negociatave me BE, më 2027…

November 25, 2026
Aksident në aksin Levan-Tepelenë, furgoni përplaset me makinën e Policisë së Gjirokastrës, raportimet nga vendngjarja!

Aksident në aksin Levan-Tepelenë, furgoni përplaset me makinën e Policisë së Gjirokastrës, raportimet nga vendngjarja!

November 25, 2026
Polonia shpall zonë ndalim-fluturimi pranë kufirit me Ukrainën, thirrje aleatëve të NATO-s për masa të ngjashme!

Polonia shpall zonë ndalim-fluturimi pranë kufirit me Ukrainën, thirrje aleatëve të NATO-s për masa të ngjashme!

November 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In