“Kosova kërkon statusin e vendit kandidat në BE”/ Kurti nga Brukseli: Pas zgjedhjes së presidentes, kemi stabilitet institucional për katër vite Një muaj pas vrasjes së Arlinda Zekajt, në Prishtinë është protestuar me kërkesën që femicidi të trajtohet si urgjencë kombëtare.
Protesta u përcoll me thirrjet për mbrojtjen e grave dhe përgjegjësi institucionale në rastet kur ato vriten. Marshi i protestuesve nisi nga sheshi “Zahir Pajaziti” për të vazhduar deri të ndërtesa e qeverisë së Kosovës, ku u shtruan edhe kërkesat specifike, që femicidi të kriminalizohet dhe të krijohet mekanizmi për mbikëqyrjen e rasteve.
“Kur një grua vritet për shkak të gjinisë së saj ligji duhet të emërtojë atë vrasje si femicid. E hetimi duhet me u kthy te krejt çka i ka parapri asaj vrasjeje. Kosova duhet të krijojë mekanizmin që në botë njihet si Femicide Watch, kjo i duhet që monitorohen të gjitha rastet e vrasjeve të grave”, tha Zana Hoti-aktiviste.
Krahas kësaj, protestuesit kërkuan edhe financim të qëndrueshëm për shërbimet për trajtimin e rasteve të dhunës në familje dhe zbatimin e ligjeve e protokolleve si dhe llogaridhënien.
“Asnjë grua nuk duhet të mbetet pa mbrojtje për shkak të mungesës së financimit, asnjë grua nuk duhet të jetojë me dhunuesin për shkak të mungesës së alternativave, asnjë grua nuk duhet ta paguaj me jetë mosveprimin e institucioneve. Femicidi është urgjencë kombëtare. Parandalimi është detyrim institucional”, deklaroi Besarta Breznica-aktiviste.
Arlinda Zekaj u vra më 25 tetor nga ish-kunati i saj, dhjetë minuta pasi ishte kthyer nga stacioni policor ku kishte raportuar dhunën nga ish-bashkëshorti. Këtë vit, deri më tani në Kosovë janë vrarë 8 gra.
Top Channel