Shqipëria kryeson në rajon për jetëgjatësinë më të lartë, me 80.1 vjet në vitin 2026. Statistikat e Kombeve të Bashkuara e rendisin shtetin shqiptar në vendin e 61 mes 237 në botë dhe të parin në Ballkanin Perëndimor, duke lënë pas Kosovën që shënon jetëgjatësinë me 78.6 vjet, Maqedoninë e Veriut me 77.8 vjet, Malin e Zi me 77.6 vjet dhe Serbinë me 77.3 vjet.