Një muaj pas vrasjes së Arlinda Zekajt, në Prishtinë është protestuar me kërkesën që femicidi të trajtohet si urgjencë kombëtare. Protesta u përcoll me thirrjet për mbrojtjen e grave dhe përgjegjësi institucionale në rastet kur ato vriten. Marshi i protestuesve nisi nga sheshi “Zahir Pajaziti” për të vazhduar deri të ndërtesa e qeverisë së Kosovës, ku u shtruan edhe kërkesat specifike, që femicidi të kriminalizohet dhe të krijohet mekanizmi për mbikëqyrjen e rasteve.