Nga Brukseli, ku iu bashkua samitit BE-Ballkani Perëndimor, kryeministri Edi Rama, ndërsa u pyet për çështjen balluku, tha se Shqipëria po bën një punë të pashembullt kundër korrupsionit duke e luftuar tej mase. Ai tha se çdo rast duhet të kalojë përmes një procesi të rregullt ligjor duke theksuar se askush nuk është mbi ligjin. Ajo çfarë Shqipëria po bën në luftën kundër korrupsionit është e pashembullt në rajon dhe është arsyeja precize pse Shqipëria duhet të konsiderohet si një vend shumë serioz kandidat sepse deri jo shumë më parë Shqipëria gjithmonë shihej si një vend ku kultura e pandëshkueshmërisë ishte ngritur si e tillë e ku korrupsioni ishte sistem, sot Shqipëria është një vend ku sistemi po e lufton tej mase korrupsionin.