Edita ka biseduar me Bejtën dhe Shqiponjën për atë që, sipas saj, e bën Shqiponjën të flasë më pak gjatë netëve të Prime.
Ajo ka përmendur veshjen si një nga shkaqet e mundshme, duke vënë në dukje se Shqiponja paraqitet me një stil ndryshe në prime nga ai që mban zakonisht.
Të lidhura
None found
“I thashë se edhe veshja në prime mund të të pengojë, të të bëjë të ndihesh pak në siklet dhe të mos mundesh të flasësh. Ne e dimë se Shqiponja e ka stilin më ‘cool’, më ‘chill’; kështu nuk është vetvetja”, ka thënë Edita.
Shqiponja, nga ana e saj, ka shpjeguar se nuk është mësuar të përpiqet për të tërhequr vëmendjen, edhe pse i pëlqen kur të tjerët ia kushtojnë atë.
“Nuk jam mësuar të luftoj për vëmendje. Më pëlqen kur ma japin, por nuk luftoj për të. E di që këtu vëmendja nuk të jepet vetvetiu, sepse të gjithë e duan për vete”, është shprehur ajo.






