Marta Kos, nesër në Tiranë, takime me Ramën dhe përfaqësues të institucioneve

25 Nëntor 2026 | 20:10

Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Marta Kos, do të zhvillojë të enjten, më 26 nëntor, një vizitë zyrtare në Tiranë, ku në fokus do të jenë procesi i negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe bashkëpunimi ekonomik rajonal.

Gjatë qëndrimit në kryeqytet, zyrtarja e lartë evropiane do të zhvillojë një sërë takimesh me përfaqësues të institucioneve shqiptare. Sipas agjendës zyrtare, ajo do të pritet nga Kryeministri Edi Rama, ndërsa do të jetë e pranishme edhe në Kuvendin e Shqipërisë, ku do të marrë pjesë në një takim kushtuar ecurisë së negociatave të anëtarësimit.

Në axhendën e saj parashikohet gjithashtu një takim me Këshillin Kombëtar për Integrimin Evropian, ku pritet të diskutohen zhvillimet dhe sfidat e procesit të integrimit.
Përveç takimeve institucionale, Marta Kos do të marrë pjesë në Konferencën e Investimeve BE-Ballkani Perëndimor, një aktivitet që synon të nxisë bashkëpunimin dhe investimet në rajon.

Komisionerja e Zgjerimit pritet të mbajë gjithashtu një fjalim në Forumin e Liderëve të Planit të Rritjes dhe Investimeve Rajonale.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Lufta jonë ndaj korrupsionit, e paprecedentë në rajon”, Rama nga Brukseli: Nuk ka më askënd mbi ligjin në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Bruksel, ku në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor ka folur për ecurinë e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin...
18:20 | 25/11/2026

Rama thirrje BE-së nga Brukseli: Të bëjë një hap të guximshëm duke sjellë vendet kandidate në tryezë

Liderët e Bashkimit Evropian dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor janë mbledhur në Bruksel në kuadër të samitit BE-Ballkani Perëndimor, ku në fokus është perspektiva...
17:54 | 25/11/2026

35-vjetori i marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-Vatikan, ministri Hoxha takohet me Atin e Shenjtë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi një vizitë në Selinë e Shenjtë, në kuadër të shënimit të 35-vjetorit të rivendosjes së...
16:50 | 25/11/2026