“Provat janë në serverat e SHBA-së”, gazetarja: Mesazhi i Wendt ishte për dosje konkrete të SPAK-ut

25 Nëntor 2026 | 20:21

E ftuar përmes një lidhje live në emisionin “Tonight” me Mirela Milorin, gazetarja Denada Jushi komentoi mesazhin e ambasadorit amerikan, Wendt, gjatë takimit me prokurorët dhe hetuesit e SPAK-ut.

Jushi u shpreh se mesazhi i ambasadorit ishte i drejtpërdrejtë për prokurorët e pranishëm, të cilët, sipas saj, mund ta kenë lidhur menjëherë këtë deklaratë me dosjet që po hetojnë.

Ajo theksoi se SHBA-të po u japin institucioneve shqiptare mjetet dhe mundësinë për të siguruar prova, por përgjegjësia për të ditur se çfarë duhet kërkuar dhe për të vepruar në kohën e duhur u takon vetë prokurorëve.

“Për prokurorët që kanë qenë të pranishëm, secili prej tyre që ka një dosje e di se për çfarë e kishte fjalën konkretisht ambasadori amerikan. Ai u tha se, nëse deri më sot ne kemi qenë aty për t’ju ndihmuar për gjithçka tjetër, sot po ju japim mjetet. Duhet të kuptoni se ato duhen kërkuar në kohën e duhur dhe të mos krijoni më pas alibi se nuk i keni. Më i drejtpërdrejtë dhe më i qartë se kaq besoj se nuk mund të kishte qenë. Secili prej prokurorëve ka bërë llogaritë se çfarë kanë dosjet e tyre dhe për çfarë është folur nga ambasadori”, u shpreh Jushi.

Gazetarja veçoi edhe një tjetër mesazh të ambasadorit, që lidhet me ndikimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar përtej kufijve të Shqipërisë.

“Është e rëndësishme të thuash kohën kur duhet të veprosh. Ky është mesazhi i parë. Mesazhi i dytë është se ai thotë që krimi i organizuar po dëmton vendin tuaj dhe vendin tonë dhe janë zyrtarët e korruptuar ata që marrin paratë duke i nxjerrin dhe çuar në ekonominë evropiane”, përfundoi gazetarja Jushi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Von der Leyen vlerëson Shqipërinë për integrimin në BE: Po ecën me ritëm mbresëlënës drejt anëtarësimit

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka vlerësuar progresin e Shqipërisë në procesin e integrimit europian, duke e cilësuar ritmin e avancimit të...
20:16 | 25/11/2026

Berisha: Kjo rënie e euros është një taksë e tmerrshme, eksportet kanë rënë me 28%

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kritikuar rënien e euros në raport me lekun, duke e cilësuar atë si një goditje të rëndë për...
19:28 | 25/11/2026

Raporti i UN Women, gratë kryejnë çdo ditë 5 orë punë të papaguar në shtëpi, burrat vetëm 50 min

Gratë në Shqipëri vazhdojnë të kryejnë më shumë punë të papaguar se sa burrat. Raporti i UN Women, mbi “Vlerësimi i punës së kujdesit: Përafrimi...
18:10 | 25/11/2026