Valdeti dhe bashkëshortja e tij, Valdrina, i kanë bërë një kërkesë të drejtpërdrejtë Vëllait të Madh gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova 5”. Çifti ka kërkuar të kalojë momente intime larg kamerave që ndjekin përditshmërinë e banorëve.
“Vëllai i Madh, hiqini kamerat për 30 minuta, na lini të bëjmë seks!”, janë shprehur ata, duke kërkuar privatësi brenda shtëpisë. Për Valdetin kjo është sfida më e madhe:” Më mirë ta kisha larg sesa ta kem afer dhe t’i rezistoj”
Deklarata e tyre është shpërndarë në rrjetet sociale, ku po qarkullon klipi me kërkesën drejtuar produksionit.
Valdrina hyri fillimisht në shtëpi për një qëndrim 24-orësh pranë bashkëshortit. Më pas, ajo u bë pjesë e garës përkrah Valdetit dhe tashmë të dy konkurrojnë si një banor i vetëm. Pas bashkimit në këtë përvojë, çifti ka shprehur hapur edhe dëshirën për të pasur kohë vetëm me njëri-tjetrin.




























