Autoboti përmbyset dhe shpërthen në flakë në Egjipt, 30 të vdekur dhe 15 të plagosur

25 Nëntor 2026 | 20:25

Të paktën 30 persona kanë humbur jetën dhe 15 të tjerë janë plagosur pasi një automjet që transportonte produkte nafte u përmbys dhe shpërtheu në flakë në një nga rrugët kryesore të Egjiptit.

Ngjarja ndodhi të mërkurën në Unazën e Madhe të Kajros, në zonën Al-Warraq, në provincën Giza. Sipas Ministrisë egjiptiane të Shëndetësisë, zjarri shpërtheu mbi një tunel, ndërsa në vendngjarje u angazhuan 39 ambulanca për transportimin e të plagosurve drejt spitaleve.

Autoritetet raportuan se zjarrfikësit arritën të vinin nën kontroll flakët. Ndërkohë, shkaku i aksidentit nuk është bërë ende i ditur.

Unaza e Madhe lidh disa prej akseve kryesore rrugore të zonës së Kajros së Madhe, duke përfshirë provincat Kajro, Giza dhe Qalyubia.

Sipas Reuters, aksidentet rrugore janë të shpeshta në Egjipt, ku ndër faktorët që ndikojnë përmenden shpejtësia e lartë, zbatimi i dobët i rregullave të qarkullimit dhe gjendja e rrugëve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zelensky pret nga SHBA datën për takimin katërpalësh mbi Ukrainën, kërkon përfshirjen e Evropës

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, është në pritje të një propozimi nga Shtetet e Bashkuara për datën e zhvillimit të një takimi katërpalësh mbi Ukrainën, ku...
19:47 | 25/11/2026

Trump: Zgjedhjet shkaktuan rënien e bursave, ju thashë që do të ndodhte kështu

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Truth Social, ku ka komentuar rënien e fortë të tregjeve financiare pas rezultateve...
19:45 | 25/11/2026

Europol dhe Interpol godasin mashtrimin me ushqimet, sekuestrohen produkte me vlerë 79 milionë €

Një operacion i gjerë ndërkombëtar kundër mashtrimit me produktet ushqimore ka zbuluar raste të vajit të ullirit të falsifikuar, mjaltit të përzier me shurupe sheqeri,...
19:34 | 25/11/2026