• Kreu
REPORT.AL
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
REPORT.AL
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Kosovë/ Aktivistët kërkojnë që vrasja e grave për shkak të gjinisë të trajtohet si urgjencë kombëtare

by Bota Bota
November 25, 2026
in Aktualitet, Kosovë, Kronikë, Kryesore
Kosovë/ Aktivistët kërkojnë që vrasja e grave për shkak të gjinisë të trajtohet si urgjencë kombëtare
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Një muaj pas vrasjes së Arlinda Zekajt, në Prishtinë është protestuar me kërkesën që femicidi të trajtohet si urgjencë kombëtare.

Protesta u përcoll me thirrjet për mbrojtjen e grave dhe përgjegjësi institucionale në rastet kur ato vriten. Marshi i protestuesve nisi nga sheshi “Zahir Pajaziti” për të vazhduar deri të ndërtesa e qeverisë së Kosovës, ku u shtruan edhe kërkesat specifike, që femicidi të kriminalizohet dhe të krijohet mekanizmi për mbikëqyrjen e rasteve.

“Kur një grua vritet për shkak të gjinisë së saj ligji duhet të emërtojë atë vrasje si femicid. E hetimi duhet me u kthy te krejt çka i ka parapri asaj vrasjeje. Kosova duhet të krijojë mekanizmin që në botë njihet si Femicide Watch, kjo i duhet që monitorohen të gjitha rastet e vrasjeve të grave”, tha Zana Hoti-aktiviste.

Krahas kësaj, protestuesit kërkuan edhe financim të qëndrueshëm për shërbimet për trajtimin e rasteve të dhunës në familje dhe zbatimin e ligjeve e protokolleve si dhe llogaridhënien.

“Asnjë grua nuk duhet të mbetet pa mbrojtje për shkak të mungesës së financimit, asnjë grua nuk duhet të jetojë me dhunuesin për shkak të mungesës së alternativave, asnjë grua nuk duhet ta paguaj me jetë mosveprimin e institucioneve. Femicidi është urgjencë kombëtare. Parandalimi është detyrim institucional”, deklaroi Besarta Breznica-aktiviste.

Arlinda Zekaj u vra më 25 tetor nga ish-kunati i saj, dhjetë minuta pasi ishte kthyer nga stacioni policor ku kishte raportuar dhunën nga ish-bashkëshorti. Këtë vit, deri më tani në Kosovë janë vrarë 8 gra.

Tags: Kosovevrasja e grave
Previous Post

179 ditë në rrugë kundër qeverisë, qytetarët bëjnë thirrje për mobilizim mbarëkombëtar më 28 nëntor

Bota Bota

Bota Bota

TË FUNDIT

Kosovë/ Aktivistët kërkojnë që vrasja e grave për shkak të gjinisë të trajtohet si urgjencë kombëtare

Kosovë/ Aktivistët kërkojnë që vrasja e grave për shkak të gjinisë të trajtohet si urgjencë kombëtare

November 25, 2026
179 ditë në rrugë kundër qeverisë, qytetarët bëjnë thirrje për mobilizim mbarëkombëtar më 28 nëntor

179 ditë në rrugë kundër qeverisë, qytetarët bëjnë thirrje për mobilizim mbarëkombëtar më 28 nëntor

November 25, 2026
Gjykata pezullon gjobën prej 500 mijë lekësh për 17-vjeçarin që doli në protestë

Gjykata pezullon gjobën prej 500 mijë lekësh për 17-vjeçarin që doli në protestë

November 25, 2026
Sot Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, OKB: Fund abuzimit ndaj vajzave në Shqipëri

Sot Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, OKB: Fund abuzimit ndaj vajzave në Shqipëri

November 25, 2026
13 viktima dhe 113 raste të reja me HIV gjatë 2026, çfarë tregojnë shifrat

13 viktima dhe 113 raste të reja me HIV gjatë 2026, çfarë tregojnë shifrat

November 25, 2026
Nesër reshje intensive, rrezik për përmbytje, IGJEO: Ja qarqet më të rrezikuara

Nesër reshje intensive, rrezik për përmbytje, IGJEO: Ja qarqet më të rrezikuara

November 25, 2026
Vrasja e Arlinda Zekajt/ Caktohet një muaj paraburgim ndaj vjehrrës, kunatit dhe dy të tjerëve të përfshirë

Vrasja e Arlinda Zekajt/ Caktohet një muaj paraburgim ndaj vjehrrës, kunatit dhe dy të tjerëve të përfshirë

November 25, 2026
Transporti publik nesër në protestë, ja kur do të nisin qarkullimin autobusët

Transporti publik nesër në protestë, ja kur do të nisin qarkullimin autobusët

November 25, 2026
Tri shenjat e zodiakut që përfundojnë gjithmonë në marrëdhënie dashurie të ndërlikuara

Tri shenjat e zodiakut që përfundojnë gjithmonë në marrëdhënie dashurie të ndërlikuara

November 25, 2026
U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli del nga Prokuroria: Kërkoj drejtësi

U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli del nga Prokuroria: Kërkoj drejtësi

November 25, 2026

REPORT.AL

Portali report.al është një media online e pavarur që sjell lajme, analiza dhe informacione të sakta në kohë reale. Me fokus tek transparenca dhe vërtetësia, portali synon t’u ofrojë lexuesve shqiptarë një burim të besueshëm lajmesh nga politika, ekonomia, shoqëria dhe ngjarjet ndërkombëtare.

RUBRIKAT

  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

MË TË KLIKUARAT

  • Një profil i provuar në luftën kundër kontrabandës: Fation Shehu në krye të Doganave

    Një profil i provuar në luftën kundër kontrabandës: Fation Shehu në krye të Doganave

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Me kallash në dorë, PAMJE nga momenti kur Izmir Sakica, Samuel Troshani dhe Alind Kajoshi dhunojnë Vladimir Bruçin

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Zgjedhjet lokale të 9 majit, kandidatët e mundshëm të PS-së

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

© 2025 REPORT.AL

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport

© 2025 REPORT.AL