Gazetari Roland Qafoku, thotë se disa deputetë socialistë e kanë telefonuar Elisa Spiropalin, duke i kërkuar të mos publikonte emrat e tyre. Sipas Qafokut, kjo tregon mungesën e demokracisë së brendshme në Partinë Socialiste dhe frikën e deputetëve për të shprehur hapur qëndrimet e tyre.
“Lajmi sot është se, pas konferencës së zonjës Spiropali, e kanë marrë disa deputetë. E kanë telefonuar zonjën Spiropali dhe i kanë thënë: ‘Aman, mos ma nxirr emrin’. Kjo është më e rënda akoma”, u shpreh në A2 CNN.
Sipas tij, problemi qëndron te mungesa e demokracisë brenda partive politike, pasi edhe PD i ka përjashtuar zërat kundër.
“Ne nuk kemi demokraci brenda partive që janë bashkim vullnetar dhe tani kërkojmë gjëra të jashtëzakonshme në qeveri. Jo, një qeverisje e mirë lind nga një parti që ka disa rregulla. Si do vijë Partia Demokratike në pushtet me këtë demokraci kur i ka përjashtuar ata që kanë folur kundër dhe si sot qeveris Partia Socialiste me një zë si Elisa Spiropali”.
