Arilen Ndoci, 32 vjeç, është një nga dy shqiptarët që janë vënë nën akuzë në Angli, pasi dyshohet se kanë kryer një vjedhje në rezidencën e Princit William dhe Princeshës Catherine.
Bëhet fjalë për Anmer Hall, rezidencën rurale të çiftit mbretëror, e cila ndodhet brenda pronës mbretërore Sandringham.
Së bashku me Ndocin, nën akuzë është vënë edhe shqiptari tjetër, Mirgen Doku, 34 vjeç.
Të dy shqiptarët janë paraqitur përpara Gjykatës së Magjistraturës në Norwich, ku janë përballur me akuzat për vjedhje me shkatërrim dhe hyrje të paautorizuar në një pronë të mbrojtur.
Ende nuk bëhet e ditur në materialin e publikuar se çfarë dyshohet të jetë vjedhur nga rezidenca e çiftit mbretëror.