Kaos në trafikun e Los Angelesit, autostrada bllokohet nga fluksi i udhëtarëve për Ditën e Falënderimeve (VIDEO)

25 Nëntor 2026 | 21:10

Një trafik i rënduar ka përfshirë autostradën ndërshtetërore 405 në Los Angeles, teksa mijëra udhëtarë janë nisur drejt destinacioneve të tyre në Kaliforninë Jugore përpara festës së Ditës së Falënderimeve.

Pamjet ajrore dhe videot e publikuara nga zona tregojnë radhë të gjata automjetesh, me drita frenash dhe fenerë që shtrihen përgjatë autostradës me shumë korsi, duke krijuar një pamje të pazakontë të përshkruar si efekt “shkopi i karameleve”.

Automjetet kanë lëvizur me shpejtësi shumë të ulët, ndërsa në disa segmente trafiku është ndalur pothuajse plotësisht për shkak të fluksit të madh të udhëtarëve që kanë zgjedhur të nisin më herët udhëtimet për festën tradicionale amerikane.

Dita e Falënderimeve është një nga periudhat me lëvizjen më të madhe të udhëtarëve në Shtetet e Bashkuara, duke sjellë çdo vit ngarkesë të konsiderueshme në rrugët kryesore të vendit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Autoboti përmbyset dhe shpërthen në flakë në Egjipt, 30 të vdekur dhe 15 të plagosur

Të paktën 30 persona kanë humbur jetën dhe 15 të tjerë janë plagosur pasi një automjet që transportonte produkte nafte u përmbys dhe shpërtheu në...
20:25 | 25/11/2026

Zelensky pret nga SHBA datën për takimin katërpalësh mbi Ukrainën, kërkon përfshirjen e Evropës

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, është në pritje të një propozimi nga Shtetet e Bashkuara për datën e zhvillimit të një takimi katërpalësh mbi Ukrainën, ku...
19:47 | 25/11/2026

Trump: Zgjedhjet shkaktuan rënien e bursave, ju thashë që do të ndodhte kështu

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Truth Social, ku ka komentuar rënien e fortë të tregjeve financiare pas rezultateve...
19:45 | 25/11/2026