Aksident tragjik në Dimal, humb jetën 67-vjeçari (EMRI)
Një aksident tragjik është regjistruar në fshatin Samaticë, në bashkinë Dimal.
Vizion Plus mëson se shoferi ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, ka dalë nga rruga dhe më pas ka përfunduar i përmbysur në kanalin anësor. Si pasojë ka humbur jetën.
Viktima është identifikuar si Zenun Zeka, 67 vjeç, banues në këtë fshat.
Trupi i pajetë i 67-vjeçarit është transportuar me ambulancë drejt morgut të Spitalit Rajonal të Beratit.
Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili ka kryer veprimet për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
Paraprakisht, dyshohet se shkaqet e aksidentit mund të kenë qenë shpejtësia e automjetit dhe mungesa e ndriçimit në rrugë. Hetimet vijojnë për përcaktimin e rrethanave të plota të ngjarjes.
/vizionplus.tv




