Thirrjet kundër kryeministrit Edi Rama kanë mbërritur edhe në fushën e basketbollit. Këtë herë, skena ishte pallati i sportit “Asllan Rusi”, ku tifozët e pranishëm në përballjen mes Kamza Basket dhe Besëlidhjes së Lezhës kanë shpërthyer në kor me thirrjen: “Ju erdhi fundi!”.
Një mesazh që vjen në mbështetje të qytetarëve që prej muajsh protestojnë në rrugë kundër qeverisë, duke treguar se pakënaqësia ndaj kryeministrit po përcillet edhe përtej shesheve të protestës.
Por, përveç thirrjeve politike, ndeshja pati edhe një dimension tjetër. Kamza Basket arriti të mposhtë Besëlidhjen, kampionen në fuqi, me rezultatin 83-75.

Edhe pse Besëlidhja zbriti në fushë me arbitrat ‘në krah’ me në qendër gjyqtarin Ani Balliu nga Lezha, ajo humbi.














