“Provat ndodhen në SHBA”, Artan Hoxha zbulon rrjetet e komunikimit të krimit të organizuar

25 Nëntor 2026 | 21:28

Gazetari Artan Hoxha komentoi në emisionin Now në Euronews Albania deklaratat e ambasadorit amerikan pas takimit me kreun e SPAK dhe atë të BKH, duke u ndalur te rëndësia e sigurimit të provave në hetimet ndaj rrjeteve kriminale

Hoxha shpjegoi se thirrja e ambasadorit amerikan drejtuar SPAK-ut për të kërkuar sa më shpejt provat që lidhen me rrjetet kriminale lidhet me përdorimin e platformave të shumta të komunikimit nga organizatat kriminale në mbarë botën. Sipas gazetarit, në këto sisteme qarkullon një sasi shumë e madhe informacioni, i cili mund të humbasë nëse nuk sigurohet në kohë.

Ai solli në vëmendje edhe rastet e zbërthimit të platformave të komunikimit të koduar EncroChat dhe Sky ECC, të cilat zbuluan aktivitetin e shumë organizatave kriminale.

“Ambasadori amerikan bën thirrje që provat të kërkohen sot, pasi provat prishen shpejt, databazat mbingarkohen. Pasi u thye EncroChat dhe Sky, u krijua një vakum, mbeti bosh dhe krimi i organizuar pësoi një kolaps, nuk kishin si të komunikonin. Në atë moment FBI kërkoi një rrjet dhe e hodhi në treg. Për 6 muaj u zbuluan 200 organizata kriminale”, u shpreh Hoxha.

Gazetari theksoi se pas mbylljes së kësaj platforme, grupet kriminale kanë vijuar të përdorin sisteme të tjera komunikimi, duke krijuar rrjete të reja për shkëmbimin e informacioneve.

“Kanë dalë shumë programe të tjera, por nuk ka asgjë të papërgjueshme. Ambasadori i SHBA-së e ka fjalën për këto programe. Aty komunikimi është aq i madh sa informacioni humbet”, deklaroi Artan Hoxha.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetari Ferhati zbardh detaje nga atentati në Fier: Në makinë u gjetën 4 armë, pista kryesore hakmarrja

Gazetari Eni Ferhati ka zbardhur detaje të reja nga atentati i dyfishtë i ndodhur ditën e sotme në Fier, ku mbetën të vrarë Selami Hasani...
22:39 | 24/11/2026

“Përdorën armë MP5, janë vrasës me pagesë”, Karamuço: Ja me çfarë grupi kemi të bëjmë

Profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuço tregoi në emisionin Now në Euronews Albania detaje nga atentati mafioz me 2 të vrarë në Fier. Karamuço tha se...
22:36 | 24/11/2026

Çipa: Ja çfarë kërcënimi po i bën Erion Veliaj, Edi Ramës

Gazetari dhe analisti Aleksandër Çipa ka komentuar në emisionin “Now” zhvillimet brenda Partisë Socialiste dhe përjashtimin e Elisa Spiropalit nga Grupi Parlamentar i PS-së. Sipas...
22:03 | 24/11/2026