Egnatia po përgatitet për një tjetër sfidë të rëndësishme në UEFA Conference League.
Rrogozhinasit do të përballen të mërkurën me Lincoln Red Imps, në stadiumin “Air Albania”, duke nisur nga ora 18:45.
Në prag të kësaj përballjeje, trajneri Nevil Dede ka dalë në konferencën për shtyp, ku ka folur për gjendjen e skuadrës, rikthimin e Grudës dhe objektivin e ekipit.
Tekniku ka dhënë lajme pozitive për grupin, duke konfirmuar se është i kënaqur me gjendjen e lojtarëve dhe rikthimin e Grudës.
“Kur nuk mungon asnjë lojtar, je i kënaqur. Gruda është i rëndësishëm për grupin tonë. Është një lajm i mirë jo vetëm për mua, por edhe për ekipin dhe klubin”, u shpreh Dede.
Sa i përket kundërshtarit, trajneri i Egnatias theksoi se pavarësisht se skuadra shqiptare mund të konsiderohet favorite në letër, Lincoln ka më shumë eksperiencë në kompeticionet europiane.
“Ata kanë marrë pjesë edhe vitin e kaluar në fazën e grupeve të këtij kompeticioni. Kanë marrë fitore edhe sezonin e kaluar, siç bënë në ndeshjen e fundit ndaj Hajdukut të Splitit”, deklaroi tekniku.
Dede kërkon që futbollistët e tij ta shijojnë këtë eksperiencë europiane, por pa humbur përqendrimin te objektivi kryesor.
“Jam i bindur që djemtë nesër do të performojnë mirë dhe patjetër që presim rezultatin e dëshiruar. Duam fitoren, por nuk duhet të harrojmë se kemi përballë një skuadër shumë eksperte dhe me përvojë”, theksoi tekniku i kampionëve të Shqipërisë.
© SYRI.net
VIDEO/ Barcelona pa Yamal, si shëtitje në transfertën me Sabah në Champions League
Trajneri i Lincoln Red Imps paralajmëron Egnatian: Janë të rrezikshëm, por vijmë në Shqipëri për fitore
Guardiola: Messi dhe Ronaldo nuk do të ishin kaq të mëdhenj pa njëri-tjetrinBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: