“Një organizatë kriminale ka pasuri sa buxheti i shtetit”, Hoxha zbërthen mesazhin e ambasadorit amerikan
Gazetari Artan Hoxha ka komentuar mesazhin e ambasadorit amerikan në Tiranë, Wendt, gjatë një takimi me prokurorë të SPAK, hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe gjyqtarë të GJKKO-së.
I ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, Hoxha tha se thirrja e ambasadorit për sigurimin e menjëhershëm të provave, përpara se ato të humbasin për shkak të mbingarkesës së databazave, ishte një mesazh i drejtpërdrejtë për institucionet shqiptare të drejtësisë.
Sipas Hoxhës, SHBA-të po kërkojnë që Shqipëria të përshtatë metodat e hetimit me mënyrat e reja të veprimit të krimit të organizuar, duke shfrytëzuar edhe kapacitetet teknologjike dhe informacionin që ofron bashkëpunimi me Uashingtonin.
Gazetari ngriti shqetësimin se organizatat kriminale shqiptare kanë krijuar një fuqi të konsiderueshme financiare dhe shtrirje ndërkombëtare, duke deklaruar se një vetëm njëra prej tyre mund të ketë pasuri në vlerën e 6 miliardë eurove, më shumë se gjysma e buxhetit të shtetit shqiptar. Ai e krahasoi këtë situatë me fuqinë e karteleve të mëdha të drogës në Amerikën Latine.
“Ambasadori ka bërë detyrën si diplomat i vendit më të fuqishëm të botës. Neve na u tha se ishte një takim, por në fakt qenka një trajnim dhe aty janë edhe gjyqtarët. Pavarësisht se ne pamë vetëm kreun e SPAK-ut dhe të BKH-së, ky trajnim është financuar nga SHBA-të. Kështu që ambasadori ka përcjellë një mesazh për gjyqtarët, prokurorët dhe hetuesit e BKH-së që marrin pjesë në këtë aktivitet. E ka vënë theksin sidomos te metodat e reja që përdor krimi i organizuar. Sot, praktikisht, gjysma e SPAK-ut mbahet ende me EncroChat-in dhe Sky ECC-në. EncroChat-i i përket viteve 2018-2019, ndërsa Sky ECC periudhës korrik 2019-mars 2021. Ata kriminelë që kanë qenë në atë kohë nuk janë fare tani. Një pjesë e tyre janë ende në lojë, por tani i kanë futur paratë poshtë tokës. Ndërkohë, ambasadori po flet për teknologjinë digjitale. E kupton se në çfarë niveli ka shkuar situata? Ajo që thotë ambasadori është se Shqipëria duhet të vihet në të njëjtën linjë me Shtetet e Bashkuara. Duhet të shfrytëzojë statusin si vend mik me SHBA-të dhe burimet që ato kanë në dispozicion. Ambasadori po flet për kompanitë dhe qytetarët amerikanë. Pra, nëse doni që këtu të vijnë kompani amerikane dhe investitorë seriozë amerikanë, duhet të plotësoni këto parametra. Nëse herën e fundit folëm për një organizatë me 6 miliardë euro, pra sa është buxheti i Shqipërisë, vetëm një organizatë e arrin këtë shifër. Dhe kjo situatë, nëse ne shkojmë në këtë stad, jemi në stadin ku Amado Carrillo Fuentes i thoshte Meksikës: ‘Pengo ekstradimin dhe unë të paguaj borxhin e jashtëm’. Je në stadin e kartelit të Medelinit, që i thoshte presidentit kolumbian: ‘Unë të jap 20 miliardë dollarë për të paguar borxhin e jashtëm, por pengo ligjin për ekstradimin’. Nëse shkojmë në këto parametra, mund të themi se jemi në këto nivele, ku shumica dhe pjesa dërrmuese e hetimeve të SPAK-ut për krimin e organizuar janë materiale të ardhura nga jashtë””, tha Hoxha.
“Investoni në gjeneratat e reja të Shqipërisë”, Ambasadori Wendt me bizneset amerikane: Të krijohen kushte të barabarta konkurrence
Mbyllet Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Von der Leyen: 338 mln euro të tjera për Shqipërinë, Malin e Zi dhe RMV
“Provat janë në serverat e SHBA-së”, gazetarja: Mesazhi i Wendt ishte për dosje konkrete të SPAK-ut
- 21:40 “Investoni në gjeneratat e reja të Shqipërisë”, Ambasadori Wendt me bizneset amerikane: Të krijohen kushte të barabarta konkurrence
- 21:32 Makina del nga rruga dhe përmbyset në kanal, humb jetën 67-vjeçari në Dimal
- 21:28 “Provat ndodhen në SHBA”, Artan Hoxha zbulon rrjetet e komunikimit të krimit të organizuar
- 21:10 Kaos në trafikun e Los Angelesit, autostrada bllokohet nga fluksi i udhëtarëve për Ditën e Falënderimeve (VIDEO)
- 20:33 Serbi, arrestohet pronari i televizionit pro-Vuçiç, ish-presidenti mobilizon anëtarët e partisë në protestë para komisariatit
- 20:25 Autoboti përmbyset dhe shpërthen në flakë në Egjipt, 30 të vdekur dhe 15 të plagosur