Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Vd*s në gjumë studentja 18-vjeçare në Bolonjë, autopsia pritet të zbardhë shkakun

    ESA publikon pamjet e para të kraterit në Dimorphos, pas përplasjes së qëllimshme nga NASA

    Tragjedi në Egjipt, shpërthen cisterna me karburant në autostradë. 30 të vd*kur dhe 15 të plagosur

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » ESA publikon pamjet e para të kraterit në Dimorphos, pas përplasjes së qëllimshme nga NASA
    Botë

    ESA publikon pamjet e para të kraterit në Dimorphos, pas përplasjes së qëllimshme nga NASA

    November 25, 2026

    Katër vjet pas përplasjes së qëllimshme të një anijeje hapësinore të NASA-s me asteroidin Dimorphos, imazhet e para nga afër zbulojnë përmasat e dëmeve në sipërfaqen e tij. Fotot e publikuara nga Agjencia Hapësinore Europiane (ESA), të siguruara nga misioni Hera, tregojnë një krater gjigant, me përmasa të krahasueshme me një fushë futbolli.

    Dimorphos ka një diametër prej rreth 151 metrash dhe rrotullohet rreth asteroidit më të madh Didymos. Në vitin 2022, NASA realizoi misionin DART, duke përplasur qëllimisht një sondë me Dimorphos për të testuar nëse një goditje e kontrolluar mund të ndryshonte orbitën e një asteroidi dhe të shërbente si metodë mbrojtjeje për Tokën.

    Eksperimenti rezultoi i suksesshëm, pasi përplasja ndryshoi kohën e orbitës së Dimorphos rreth Didymos. Të dhënat e reja të misionit Hera po u japin shkencëtarëve mundësinë të studiojnë më nga afër pasojat fizike të kësaj goditjeje.

    Një prej zbulimeve që ka tërhequr vëmendjen e studiuesve është prania e qindra shkëmbinjve në afërsi të asteroidit. Për shkak të gravitetit shumë të dobët të Dimorphos, këta shkëmbinj nuk tërhiqen lehtësisht drejt sipërfaqes dhe vazhdojnë të lëvizin pranë tij.

    Misioni Hera do të zbulojë më shumë për pasojat e përplasjes

    Faza e ardhshme e misionit parashikon përdorimin e dy satelitëve të vegjël, të cilët do t’i afrohen edhe më shumë Dimorphos për të studiuar sipërfaqen dhe karakteristikat e tij. Sipas të dhënave të publikuara, sonda Hera ndodhet rreth 30 kilometra larg asteroidit.

    Një nga çështjet kryesore që shkencëtarët synojnë të kuptojnë është përse Dimorphos nuk u shkatërrua plotësisht nga përplasja, por vetëm ndryshoi orbitën dhe pësoi dëmtime të konsiderueshme në sipërfaqe.

    Misioni DART ishte eksperimenti i parë që demonstroi se një përplasje e kontrolluar mund të ndryshojë lëvizjen e një asteroidi. Kjo teknologji shihet si një mundësi për të devijuar në të ardhmen trupa qiellorë që mund të përbëjnë rrezik për Tokën.

    Në këtë drejtim po zhvillohen edhe misione të tjera ndërkombëtare. Një prej tyre është Ramses, i cili pritet të takohet me asteroidin Apophis në vitin 2029, gjatë kalimit të tij pranë Tokës.

    Dimorphos kraterit nasa
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Vd*s në gjumë studentja 18-vjeçare në Bolonjë, autopsia pritet të zbardhë shkakun

    November 25, 2026

    ESA publikon pamjet e para të kraterit në Dimorphos, pas përplasjes së qëllimshme nga NASA

    November 25, 2026

    Tragjedi në Egjipt, shpërthen cisterna me karburant në autostradë. 30 të vd*kur dhe 15 të plagosur

    November 25, 2026

    Zelensky kërkon përfshirjen e Evropës në negociatat me Rusinë: Takimi i radhës të jetë katërpalësh

    November 25, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

    Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

    Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.