Zbardhet plagosja e Anxhelo Briskut në Korçë, u prezantua si polic dhe goditi 35-vjeçarin
Detaje të reja kanë dalë, për plagosjen e shtetasit, Anxhelo Brisku, 30 vjeç, i cili u godit me thikë nga një person në Korçë, më 22 nëntor.
Sipas informacioneve, bëhet me dije se Policia ka arrestuar shtetasin me iniciale, I.M, 35 vjeç, i dyshuar për plagosjen e 30-vjeçarit, ndërsa mësohet se ngjarja ka ndodhur në një lokal në fshatin Zvezdë të Maliqit.
Ndërkohë, Brisku mësohet se ka shkuar në një lokal dhe është prezantuar si punonjës policie, ku më pas ka goditur i pari me sende të forta 35-vjeçarin I.M. Gjithashtu, raportohet se 35-vjeçari, i është kthyer 30-vjeçarit, duke e goditur me thikë dhe e la të plagosur.
Ndër të tjera, Policia ka shpallur në kërkim Briskun, pasi ka dhënë deklarim të rremë për ngjarjen dhe vendin ku ngjarja ka ndodhur, teksa më parë përpara autoriteteve është shprehur se ishte sulmuar nga disa persona që nuk i njihtë në rrugë, në fshatin Neviçisht.
Sakaq, edhe një tjetër 30-vjeçar është shpallur në kërkim, pasi është i dyshuar për veprën penale të moskallëzimit të krimit, ndërsa mësohet ka qenë dëshmitar i ngjarjes. Policia është duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave.




